
Klani i Sorgumit të kuq
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Mo Yan u lind më 17 shkurt të vitit 1955, në Gaomi të Provincës Shandong, Republika Popullore e Kinës. Është autor i njëmbëdhjetë romaneve, ku më të njohurit janë: “Bretkosa”, “Klani i Sorgumit të kuq”, “Balada e hudhrës”, “Gjoksplota dhe vithegjera”, “Republika e Verës”, “Lodhur deri në vdekje”, si dhe i më shumë se njëqind novelave, si “Karota e tejdukshme”, “Vajza e komandantit” etj. Shumë prej veprave të tij janë përkthyer në anglisht, italisht, japonisht, gjermanisht, rusisht, arabisht dhe shumë gjuhë të tjera të botës. Është një autor i njohur dhe me ndikim në fushën e letrave në botë dhe për herë të parë vjen në gjuhën shqipe i përkthyer drejtpërdrejt nga gjuha kineze. Mo Yan është nderuar me disa çmime brenda dhe jashtë Kinës, ku ndër më të rëndësishmit janë çmimi për letërsinë e huaj në Francë, “Laure Batailin”, çmimi për letërsinë ndërkombëtare në Itali, “Nanino”, çmimi për letërsinë aziatike në Japoni, çmimi për letërsinë në gjuhën kineze “Niuman” në SHBA, çmimi më i lartë për letërsi në Kinë, “Çmimi për letërsi Mao Dun” etj. Në vitin 2012, Mo Yan ishte fitues i Çmimit Nobel për letërsi, me motivacionin: “Me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren”.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
2 000 lekë
Më i ulëti
2 000 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
2 000 lekë
Më i larti
2 000 lekë
21 tet 2026
Klani i Sorgumit të kuq