
Klubi i Bakllavase
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Libri i pestë i shkrimtarit Jason Goodwin, “Klubi i Bakllavasë” i vendos ngjarjet në vitin 1846, kohë kur perandoria po përjetonte ditët e saj të fundit. Goodwin ka një aftësi të jashtëzakonshme për të përshkruar hollësira, të cilat janë tipike e mënyrës së tij të të rrëfyerit. Autori e zhvendos skenën e rrëfimit nga pallati i sulltanit në rrugët e kryeqytetit osman që gëlonin me të huaj të gjithfarë kombësive dhe feje. Sërish në Stambollin madhështor. Është një kohë kur shumë vende europiane kërkojnë ndryshime, sidomos nga pikëpamje politike. Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak. Të rinjtë nuk arrijnë të kuptojnë se qëllimi i tyre fisnik po përdorej nga të tjerë njerëz, me të tjera qëllime, nëpërmjet një të panjohuri me pseudonimin “La Piuma”. Ashtu si gjithnjë, i takon Jashimit të shpështjellë lëmshin e ngatërruar mes fijeve të intrigave të brendshme dhe atyre të jashtme.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 200 lekë
Më i ulëti
1 200 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 200 lekë
Më i larti
1 200 lekë
22 tet 2026
Klubi i Bakllavase