Kohë për rrëfim

Kohë për rrëfim

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës. Aty gjendet fëmijëria e tij në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958. Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990. Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

22 tet 2026

Kohë për rrëfim