
Konkuista e Amerikës
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Spanjollët e fitojnë luftën. Në mënyrë të padiskutueshme, ata kanë epërsi ndaj indianëve në pikëpamje të komunikimit ndërnjerëzor. Por fitorja e tyre është problematike, sepse nuk ekziston vetëm një formë e vetme komunikimi, një dimension i vetëm i aktivitetit simbolik… Njeriu ka nevojë të komunikojë sa me botën, aq edhe me njerëzit. Takimi i Montezumës me Cortès – in, i indianëve me spanjollët, pikësëpari është njerëzor. Dhe s’ka asgjë për t’u çuditur nëse specialistët e komunikimit njerëzor dalin fitimtarë. Por kjo fitore, bij të së cilës ne të gjithë jemi, europianë dhe amerikanë, i jep njëkohësisht një goditje të fortë aftësive tona për t’u ndier në harmoni me botën, si dhe për t’i përkitur një rendi të paracaktuar. Ajo ka për rrjedhojë ndrydhjen e thellë të komunikimit të njeriut me botën dhe krijimin e iluzionit se çdo komunikim është komunikim ndërnjerëzor. Heshtja e zotave peshon sa në kampin e europianëve, aq edhe në atë të indianëve. Duke fituar nga njëra anë, europiani humbte anën tjetër. Imponimi i sundimit të tij mbi të gjithë globin me anën e epërsisë, bëri që ai të shkallmonte brenda vetes aftësinë e integrimit të tij me botën. Gjatë shekujve që do të pasojnë, europiani do të ëndërrojë për të egrin e mirë. Por i egri ka vdekur ose është asimiluar, dhe kjo ëndërr është e destinuar të mbetet shterpë. Fitorja ishte tashmë e mbarsur me disfatën.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
31 tet 2026
Konkuista e Amerikës