
Konstandina
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Altera Books
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
“I shkruar me humor të zgjedhur e të hollë, me ndjenjën delikate të Iumturisë së veçantë e të padjallëzuar, që na shoqëron në fëmijëri, një ndjenjë që bëhet edhe më e prekshme në kufijtë e një bote që po shkërmoqet…” -NEW YORK TIMES “Një libër që lexohet menjëherë, i shkruar me një stil zbavitës dhe me humor. Ndër librat më të mirë për të rinj.” -THE OBSERVER “I mahnitshëm, shprehës dhe që të përfshin. Romani më interesant për fëmijë dhe të rinj i Alki Zeit.” -LE MONDE Vajza trembëdhjetëvjeçare, Tina, kishte qenë shumë e lumtur kur jetonte në Gjermani, por një ditë gjithçka i kthehet kokëposhtë. Nuk i kishte shkuar kurrë në mend se prindërit e saj do të ndaheshin dhe do ta dërgonin të jetonte në Greqi, me gjyshen që nuk e honepste dot. Tina, siç e thërrasin shokët, duhet të lërë dhomën e saj të ngrohtë, miqtë dhe shkollën, e cila i pëlqen pa masë, e të ndryhet në dhomëzën që i ka bërë gati Farmuri, gjyshja e saj e çuditshme. Janë armike të betuara: gjyshja që nuk e lë rehat një çast e flet vetëm për të shkuarën dhe Tina që nuk ia vë veshin kurrë. Por tanimë nuk i bëhet vonë për asgjë: një shok i ka dhënë atë kokrrën në ngjyrë të kaltër, që bën çudira, e cila ia zgjidh të gjitha telashet. Ia zgjidh vërtet? Kjo është historia e një adoleshenteje, që dalëngadalë rrëshqet drejt drogës. Por është edhe historia e dy brezave, që nuk duan ta pranojnë se, me gjithë mosmarrëveshjet, janë edhe të ngjashëm. Alki Zei ka aftësinë të vëzhgojë dhe të përshkruajë gjithçka përreth me stilin e saj të mrekullueshëm dhe me gjuhën e mistershme.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
536 lekë
Më i ulëti
536 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
536 lekë
Më i larti
536 lekë
31 tet 2026
Konstandina