
Kontabiliteti – Prof. Dr. Agim Binaj, Prof. Dr. Flutura Kalemi
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria UBT
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Libri trajton teorikisht dhe praktikisht, situatën e re të kontabilitetit në Shqipëri, duke futur ftymën e standarteve të kontabilitetit, përmirësimin e legjislacionit në tërësi dhe të kontabilitetit në vecanti, duke i harmonizuar më mirë me ato të Bashkimit Europian, si vend me status Kandidat, të të cilit jemi. Gjithashtu, përfshihet një material i gjerë që do të ndihmojë studentët dhe lexuesit e tjerë profesionistë të fushës së financë-kontabilitetit për futjen më lehtë e më me siguri në tregun e punes e të karrierës profesionale. Kjo është realizuar: Së pari: duke pasqyruar mirë në të, kuptimin e kontabilitetit, konceptet bazë të tij, sistemet kontabile, teknikat e regjistrimit sipas Standarteve të Kontabilitetit. Së dyti: duke u munduar që problematika e trajtuar t´i paraqitet lexuesit sa më thjeshtë, qartë dhe kuptueshëm, në mënyrë që libri të lexohet me dëshirë e të akumulohet plotësisht, sidomos, nga mjedisi i kontabilitetit (menaxherë, kontabilistë, studentë, punonjës të tatimeve) e nga çdo i interesuar për të. Me interes, në këtë libër, janë trajtimi i gjerë i aktiveve biologjike, provizionet (zhvlerësimet), qiratë (qiratë financiare, lizingu), dhënia e llogarisë dhe veprimet rregulluese ne fund të periudhës ushtrimore etj. Në hartimin e këtij teksti janë mbajtur parasysh niveli i njohurive që duhet të marrin studentët e nivelit universitar ose profesionistë të fushës së kontabilitetit, si një start për nivele të tjera të kontabilitetit, atë financiar, menaxherial, publik apo fiskal dhe, më tej, të një kontabiliteti të avancuar. Nisur nga gjerësia dhe thellësia e problemeve që trajton, ky tekst është i vlefshëm jo vetëm për studentët e fakulteteve ekonomike të cdo universiteti, por edhe për studentët e Fakultetit Ekonomisë dhe Agro-biznesit (në Universitetin Bujqësor) etj., për të plotësuar njohuritë e tyre në fushën e kontabilitetit dhe të përshtatjes së tij me Standartet e Kontabilitetit. Megjithëse libri, në 13 kre dhe 4 materiale ndihmëse, i ndarë në dy pjesë: pjesa I Koncepte të përgjithshme të kontabilitetit dhe pjesa II Kontabiliteti financiar, i trajton gjerësisht problemet e kontabilitetit si teori dhe si praktikë, të lidhura me standartet. KONTABILITETI Prezanton konceptet bazë në mbajtjen e kontabilitetit dhe hartimin e bilancit dhe pasqyrave financiare, u mëson studentëve të interpretojnë, analizojnë dhe t`I vlerësojnë ato. Asnjë tekst tjetër nuk e ka thjeshtësinë dhe nuk i përgatit më mirë kontabilistët dhe menaxherët e ardhshëm si tâ€i kuptojnë dhe zbatojnë alternativat kontabile. KONCEPTET Trajtohen në mënyrë racionale konceptet e rëndësishme kontabile, që u lejon studentëve të fokusohen në cështje të rëndësishme që i përkasin situatave të reja dhe të ndryshme. METODAT Përshkruhen procedurat kontabile në mënyrë që studentët të mund të interpretojnë, analizojnë dhe vlerësojnë bilancet dhe pasqyrat financiare të publikuara. Njohja e metodave nxit studentët për zbatimin në praktikë të koncepteve bazë të kontabilitetit. PËRDORIMET Vendosja e një lidhjeje mes përgatitjes së bilancit e pasqyrave financiare dhe përdorimit të tyre në vendimarrje të ndryshme. Libri përfshin një sërë problemesh dhe shembujsh që demonstrojnë praktika të zbatimit të standarteve, por edhe të trajtimeve të tjera alternative.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 360 lekë
Më i ulëti
1 360 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 360 lekë
Më i larti
1 360 lekë
22 tet 2026
Kontabiliteti – Prof. Dr. Agim Binaj, Prof. Dr. Flutura Kalemi