
Krim dhe ndëshkim
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Romani u mendua nga Dostojevski si pasqyrim i vrasjes ideore të kryer nga studenti i varfër Raskolnikov. Në të shkrimtari trajton konfliktin, në themel të të cilit qëndron lufta e ideve. Dostojevski bën analizën më të thellë të gjendjes së personazhit në momentin më të tensionuar e të turbulluar të jetës së tij. Në momentin e vrasjes ai zbulon botën e tij shpirtërore në periudhën para dhe pas kryerjes së krimit. Personazhi kryesor i romanit është Rodion Raskolnikovi, një djalosh i pashëm, student i përjashtuar nga universiteti për shkak të varfërisë. Burimi i vetëm i jetesës së tij ishin paratë, të cilat ia dërgonte nëna jo e pasur. Raskolnikovi banon nën strehën e një shtëpie të madhe disakatëshe, në një dhomë të ngushtë e të ulët, që i ngjan varrit në vetmi të plotë, duke iu shmangur njerëzve dhe çdo komunikimi. Ai nuk ka as punë e as miq të gatshëm që ta ndihmojnë. Kjo gjendje e shqetëson shumë personazhin, ndikon negativisht në psikikën e lëkundur.Atij i merret fryma në qytetin e nxehtë, mbytës e tërë pluhur. Ai ishte i shtypur nga Petërburgu, qyteti i “gjysmë të çmendurve”. Atë e rrethojnë vetëm të varfër, pijanecë, që e derdhin dëshpërimin mbi fëmijët. Njeri i mirë, bujar, i cili përjeton me dhimbje të gjitha padrejtësitë, i cili turbullohet para vuajtjeve njerëzore, Raskolnikovi kupton padrejtësitë e botës që e rrethon. Ai dëshiron të ndryshojë botën për mirë, dëshiron të bëjë mijëra punë të mira, dëshiron t’u sjellë njerëzve të mira dhe t’i ndihmojë. Dhe ai është gati të marrë mbi vete vuajtjet e tyre, të ndihmojë ata me çmimin e fatkeqësisë së vet.Duke arritur në pikën më të thellë të dëshpërimit, Raskolnikovi nxjerr një ide të tmerrshme, sipas së cilës, çdo njeri me shpirt të fortë, për arritjen e qëllimit fisnik ka të drejtë të zhdukë të gjitha pengesat në rrugën e vet në çdo lloj mënyre, përfshi këtu grabitjen dhe vrasjen. Ai shkruan një artikull, në të cilin shtjellon teorinë e vet, sipas së cilës të gjithë njerëzit mund t’i ndash në dy grupe: “njerëz të zakonshëm” dhe “njerëz, të cilët kanë dhunti e talent të thonë në ambientin përreth fjalën e vet të re”. Dhe këta “njerëz të veçantë” nuk mundet të jetojnë sipas ligjeve të përgjithshme. Ata kanë të drejtë të kryejnë krime për hir të realizimit të qëllimit të vet fisnik, për hir të “shkatërrimit të së tashmes në emër të së mirës”.Ai beson se personaliteti i madh është i pagjykueshëm. Raskolnikovin e shqetëson pyetja: “Vallë jam unë si të githë, apo…? Krijesë që dridhem apo kam të drejtë?” I gjendur nën pushtetin e idesë së vet, ai e fut veten te njerëzit “e jashtëzakonshëm” dhe duke ndjekur teorinë e vet mendoi të vriste plakën e pangopur, e cila blinte apo mbante peng sende kundrejt parave, ndërsa me paratë e grabitura të kryente punë të mira, të shpëtonte nga mjerimi të afërmit e vet. Por pavarësisht se Raskolnikovi e justifikoi këtë mendim sipas teorisë së vet, ai nuk vendos menjëherë për vrasjen. Në shpirtin e personazhit zhvillohet një luftë e brendshme e ashpër. Nga njëra anë ai beson në vërtetësinë e teorisë së vet, nga ana tjetër nuk mund të dalë mbi ndërgjegjien e vet. Megjithatë, këtë të fundit ai e quan dobësi, të cilën duhet ta kapërcejë. Ëndrra e Raskolnikovit del më e fortë dhe ai vendos të kryejë krimin, por vendosi jo për hir të parasë, por me qëllimin “të provojë veten”, aftësinë për të dalë mbi jetën e vet, siç e bëri këtë Napoleoni. Ai vret pa dashur të pajtohet me moralin e kësaj bote, ku të pasurit e të fortët përbuzin dhe varfërojnë të dobëtit, ku mijëra jetë njerëzish vdesin nga mjerimi. Raskolnikovit i duket se me këto vrasje ai lëshon një thirrje simbolike kundër të gjithë atij morali skllavërues, të cilit njerëzit i nënshtroheshin prej shekujsh: moralit që pohon se njeriu është vetëm një morr i pafuqishëm. Por vrasja e plakës zbulon se te vetë Raskolnikovi fshihej ëndrra krenare, egoiste për sundimin mbi “krijesën që dridhej” dhe “mbi tërë folenë e milingonave njerëzore”. Ëndërrimtari që mendon me tërë krenari që të ndihmojë me shembullin e vet njerëzit e tjerë, del Napoleon potencial, i përvëluar nga egoizmi i fshehtë që i sjell kërcënim njerëzimit. Në këtë mënyrë rrethi i mendimeve dhe veprimeve të Raskolnikovit mbyllet tragjikisht. Si realizoi qëllimin e vet, Raskolnikovi kuptoi që vrau edhe vetveten. Ai kapërcen mbi zakonet morale dhe fetare. Ai e ndien se dhuna e ushtruar mbi natyrën e vet morale është një mëkat më i madh sesa vetë akti i vrasjes. Kjo është, në fakt, vrasja e vërtetë. Nga momenti kur Raskolnikovi lëshon sëpatën mbi kokën e plakës dhe Lizavetës, për të nisin vuajtjet shpirtërore. Por kjo nuk ishte pendim, por të kuptuarit e dëshpërimit të vet, pafuqishmërisë, ndjenja torturuese e “mbylljes dhe ndarjes me njerëzit”. Raskolnikovi papritur kuptoi qartë se tashmë për asgjë, kurrë dhe me askënd nuk duhej të fliste. Personazhi nuk parashikoi se çfarë mundimesh dhe vuajtjesh shpirtërore do t’i shkaktonte atij vrasja. Ai nuk e kuptonte se një njeri i vetëm nuk është në gjendje të ndryshojë jetën e të gjit…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 800 lekë
Më i ulëti
1 800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 800 lekë
Më i larti
1 800 lekë
22 tet 2026
Krim dhe ndëshkim