
Kronikat e mjegullës
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Altera Books
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Titulli i romanit të Bashkim Hoxhës sugjeron praninë e mjegullës si detaj artistik, që fsheh dhe zbulon ngjarjet dhe protagonistët, historikë dhe të trilluar, duke endur një realitet letrar të trilluar. Aty ku historia shkruhet si përrallë dhe letërsia lexohet si histori, ka pamundësi të receptimit të tekstit letrar, si shenjë estetike, ndonëse ato janë të ndara. Mjegulla, si bashkëshoqëruese e kronikave, me shumë gjasa e fatit tonë, përgjithësisht vjen e mbështjellë me ngjyra gri, ndërkaq pikërisht ombrella e mjegullimit e përvijon historinë tonë, të mbushur me krenari dhe humbje. Mjegullaza, e shtrirë në kohë dhe hapësirë, fiton kështu statusin e dëshmisë/ dëshmitarit. Kjo rrethanë e plasuar, në hapësirën e tekstit, vetvetiu mjegullën e bën protagoniste kryesore të fatit të shqiptarit, endur rrjedhave historike nëpër të cilat ka mbijetuar qenia shqiptare. Duke qenë e pranishme në tekst, me gjithë aureolën e vet, madje që derdhet si e tillë në prozë dhe vargje, mjegulla gati është shpirtëzuar, gjer në animizim. Pra, përmes këtij detaji të beftë kemi të skicuar personifikimin e gjësendeve, krejt pa shpirt, të cilat, megjithatë, mundësojnë kundrimin e ftohtë të historisë dhe rrafsheve të çuditshme të saj. Në kuptim të fundit, mjegulla është kamera, është ekrani ku reflektohet jeta dhe fati ynë, si të thuash, është vetë pasqyra e historisë sonë, ku përthyhen dështimet dhe të mbërrimet tona.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
682 lekë
Më i ulëti
682 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
682 lekë
Më i larti
682 lekë
31 tet 2026
Kronikat e mjegullës