
Ksecret
KSECRET SEOUL 1988 Capsule Cream: Niacinamide 5% + Yuja
Në stokPërditësuar më 2 nën 2026
Në 5 dyqaneKy produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets Kosova
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com
Specifikimet kryesore
- Marka
- Ksecret
- Kategoria
- Serum
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 2 nën 2026
Ofertat për këtë produkt
I njëjti model dhe variant, te çdo shitës — renditur nga më i liri.
Përshkrimi
KSECRET SEOUL 1988 Capsule Cream: Niacinamide 5% + Yuja është një krem inovativ me teksturë xhel transparente dhe kapsula të verdha, të cilat shkrihen lehtësisht gjatë aplikimit, duke krijuar një përvojë të personalizuar sipas nevojave të lëkurës. Formula “customizable” ju lejon të rregulloni sasinë midis xhelit (për ndjesi më të lehtë dhe freskuese) dhe kapsulave (për ushqim dhe hidratim më të thellë), duke e bërë kremin të përshtatshme për çdo tip lëkure. Ky krem përmban 5% niacinamide, një përbërës multifunksional që ndihmon në ndriçimin e tonalitetit të lëkurës, zbehjen e njollave kafe dhe shenjave të akneve, minimizimin e poreve dhe përforcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Formula është e pasuruar me ekstrakt Yuja, i njohur për përmbajtjen e lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve natyralë, të cilët ndihmojnë në rikthimin e freskisë, shkëlqimit dhe vitalitetit të lëkurës së lodhur dhe të zbehtë. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem përmban gjthashtu, acid hialuronik për ruajtjen e lagështisë dhe hidratim afatgjatë, si dhe panthenol, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe riparimin e barrierës së saj. Tekstura e lehtë xhel-kapsulë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse, duke e bërë këtë krem ideal për përdorim si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. I përshtatshëm për lëkurë normale, mikse, të yndyrshme dhe të ndjeshme, veçanërisht për lëkurë me ton të pabarabartë, njolla pigmentimi dhe mungesë vitaliteti. Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial. *50ml Përdorimi Pas pastrimit në mëngjes dhe në mbrëmje, përdoreni në fazën e fundit të rutinës së kujdesit për lëkurën. Me spatulën merrni një kapsulë dhe sasinë e nevojshme të xhelit, përziejini së bashku dhe aplikojini në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe qafë, duke e shtypur butësisht derisa të jetë përthithur nga lëkura. Përbërësit Përbërësit "magjik" 5% niacinamide, ekstrakt Yuja, acid hialuronik, panthenol Lista e plotë e përbërësve Hippophae Rhamnoides Water, Water, Glycerin, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Butylene Glycol, Squalane, Dimethicone, Glyceryl Glucoside, Carbomer, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Polyglyceryl-2 Stearate, Arachidyl Alcohol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Cetearyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, C12-16 Alcohols, Arachidyl Glucoside, Adenosine, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Citrus Junos Fruit Oil, Collagen Water, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Glucose, Beta-Carotene, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Limonene, Linalool Marka KSECRET është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që ka fituar zemrat e përdoruesve falë formulimeve të saj të avancuara dhe përkushtimit të palëkundur ndaj përbërësve natyralë me efikasitet të lartë. E pozicionuar mes traditës së lashtë koreane dhe inovacionit më të fundit në fushën e kozmetikës, KSECRET mishëron një qasje holistike ndaj bukurisë, duke ofruar produkte që jo vetëm përmirësojnë pamjen e jashtme, por edhe shëndetin e brendshëm të lëkurës, në mënyrë të qëndrueshme dhe afatgjatë. Një nga linjat më ikonike të saj është SEOUL 1988, një homazh për elegancën dhe finesën koreane, që përfshin serume, kremra dhe trajtime të specializuara për zonën delikate të syve. Kjo linjë është e pasuruar me përbërës të çmuar si liposome me retinal — një formë e fuqishme e vitaminës A për rigjenerimin qelizor, ginseng i zi i fermentuar me veti energjizuese dhe antioksiduese, bakuchiol si alternativë natyrale e retinolit, vitamina C për ndriçim dhe baraspeshim të tonit të lëkurës, mucinë kërmilli për rigjenerim intensiv dhe ekstrakte orizi për hidratim e zbutje të lëkurës. Çdo produkt është i krijuar me kujdes për të trajtuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të rikthyer shkëlqimin natyral të lëkurës.
Detajet:
Specifikimet
- Marka
- Ksecret
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 452 lekë
Më i ulëti
1 452 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 452 lekë
Më i larti
1 452 lekë
22 tet 2026
Të ngjashme
Model ose variant tjetër — jo i njëjti produkt
KSECRET SEOUL 1988 Capsule Cream: Niacinamide 5% + Yuja