Kujtime të nji jete së kalueme

Kujtime të nji jete së kalueme

Në stokPërditësuar dje

700 lekë

Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufri.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Njiherë e nji kohë emni i dom Ndoc Nikës (1864-1951) ishte mjaft familjar në Shkodër, jo vetëm për librat e shumtë që botonte me zell por edhe për shpirtin e tij përtrisë e të gjallë. E tija ishte ideja me themelue në Shkodër nji shtypshkronjë që mori famë e nxori libra me vlerë, ma vonë edhe nji fabrikë alkooli që ishte gjithmonë me humbje, mbasi prodhimi që vinte prej Çekije ishte ma i lirë se ai që nxirrte dom Ndoci. Pak kohë para shpalljes së Pamvarsisë falë tij bleheshin armë prej Austrije dhe nepërmjet detit dhe Bunës, mes shumë vështirsish, ngjiteshin përpjetë ndër male, për me iu dorzue malsorve që asokohe gatiteshin me nisë kryengritjen e madhe që do të shporrte pushtuesin shekullor. Por pikësëpari dom Ndoc Nikaj qe nji puntor i palodhun i letrave shqipe. Prej vitit 1888 deri në prag të Luftës së përbotshme botoi disa dhjeta vepra origjinale, përkthime, themeloi gazeta, bashkëpunoi me shoqninë Bashkimi, la mjaft dorëshkrime të pabotueme. Mik e bashkëpuntor i ngushtë i abatit Prenk Doçi dhe ipeshkvit Gjergj Koleci, i afërt i Át Gjergj Fishtës, bashkëpuntor i Faik Konicës në shtyllat e “Albanisë”, mbështetës i Luigj Gurakuqit, ai qe pjesmarrës në të gjitha lëvizjet patriotike e kulturore të Shqipnisë së epërme prej fundit të shek. XIX deri në pragun e pleqnisë së tij. Mbas vitit 1944 valës së dhunës së çmendun komuniste nuk do t’i shpëtonte as ai, edhe pse kishte jetue krejtsisht i tërhequn nga jeta politike gjatë viteve të konfliktit botnor, anipse ishte ndër të fundit rilindas të mbetun gjallë. Urrejtja ndaj klerit katolik bani që të arrestohej në moshën 82 vjeçare dhe t’i kalonte vitet e fundit të jetës mes mjerimeve të burgut dhe poshtnimeve të nji regjimi që mtonte me e nisë fillin e kulturës prej vetvetes. Përpjekje kjo sa absurde aq edhe e shenjueme me dështue me turp. Këto kujtime që po ia dorëzojmë për herë të parë të paprekuna lexuesit, janë dëshmi i nji jete të vrullshme, plot pasione, të shkrueme me nji stil të hijshëm, me sinqeritet dhe me vetëpërmbajtje. Jemi të sigurtë se lexuesi inteligjent ka me shijue gjuhën e pasun dhe ka me pëlqye rrëfimet intime që shpalosin ngjarje të jetueme e ndriçojnë personalitete në za të historisë dhe kulturës sonë. Ardian Ndreca

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

700 lekë

Më i ulëti

700 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

700 lekë

Më i larti

700 lekë

21 tet 2026

Kujtime të nji jete së kalueme