KUJTIME TE PERTEJVARRIT II

KUJTIME TE PERTEJVARRIT II

Në stokPërditësuar dje

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Librari Arts në faqen e vet (librariarts.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Librari Arts

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariarts.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Meqë e kam të pamundur ta parashikoj ditën se kur do të vdes; meqë, në moshën time, ditët e dhëna për njeriun janë vetëm ditë të falura, ose, më mirë të themi, ditë ndëshkimi, nga frika se mund të zihem gafil, dua ta shpjegoj veten rreth një vepre të destinuar për t’i bishtnuar mërzisë së këtyre orëve të fundit e të braktisura, që askush nuk i dëshiron e më të cilat njeriu nuk di se ç’të bëjë. Kujtimet, në krye të të cilave do të lexohet kjo parathënie, përfshijnë dhe do të përfshijnë të gjithë rrjedhën e jetës sime. Janë nisur që nga viti 1811 dhe vazhdojnë deri më këtë ditë. Unë tregoj tek ajo që është kryer, dhe do të tregoj tek ajo që ende është vetëm një skicë, fëmijëninë time, selitjen, rininë, hyrjen time në ushtri, ardhjen time në Paris, njohjen time me Luigjin XVI, skenat e para të Revolucionit, udhëtimet e mia në Amerikë, kthimin tim në Europë, mërgimin tim në Gjermani dhe Angli, kthimin tim në Francë në kohën e konsullatit, punët dhe veprat e mia gjatë perandorisë, vrapin tim në Jeruzalem, punët dhe veprat e mia gjatë Restauracionit, pra, përfund, historinë e plotë të këtij Restauracioni dhe të rënies së tij. Kam pasur rastin të takohem me pothuajse të gjithë burrat që, në kohën time, kanë luajtur një rol të madh ose të vogël jashtë ose brenda vendit tim. Duke filluar nga Washingtoni deri te Napoleoni, nga Luigji XVIII deri tek Aleksandri, nga Piu VII deri te Grigori XVI, nga Fox-i, Burke-u, Pitt-i, Sheridan-i, Londonderry, Capo-d’Istrias deri te Malesherbes-a, Mirabeau-i, etj. Nga Nelsoni, Bolivari, Mehmet Pasha i Egjiptit, deri te Suffren-i, Bougainville-i, Lapeyrouse-i, Moreau-ja, etj. Kam qenë pjesë e një triumvirati që nuk e kishte pasur shokun ndonjëherë: tre poetë interesash dhe kombesh të ndryshme u gjetën, pothuajse njëkohësisht, ministra të punëve të jashtme, unë në Francë, z. Canning në Angli dhe z. Martinez de la Rosa në Spanjë. I kalova njërin pas tjetrit vitet e zbrazta të rinisë sime, vitet e mbushura plot me ngjarje të periudhës republikane, kohën e lavdishme të Bonapartit dhe të mbretërimit të Legjitimitetit.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Librari Arts sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

22 tet 2026

KUJTIME TE PERTEJVARRIT II