
Kujtimet e Adrianit
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Kujtimet e Adrianit është romani kryevepër i shkrimtares franceze Marguerite Yourcenar ku përshkruhet jeta dhe vdekja e Perandorit Romak Adrian. Libri u publikua në Francë më 1951 me titullin origjinal Mémoires d’Hadrien dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm e të menjëhershëm. Perandori Adrian njihet veçanërisht për faktin se i dha fund politikës ekspansioniste të Perandorisë Romake dhe u përqendrua te konsolidimi i brendshëm përmes ndërtimit të fortifikimeve mbrojtëse në zonat kufitare, ku më i famshmi është Muri i Adrianit në Britaninë e Madhe, i ndërtuar për të ndalur barbarët britë të veriut të sulmonin jugun e romanizuar. Romani ka formën e një letre që Adriani ia drejton kushëririt të vet dhe pasardhësit “Mark”, perandorit tjetër të respektuar Markus Aurelius. Perandori mediton mbi triumfet ushtarake, dashurinë, poezinë, muzikën, filozofinë dhe pasionin e tij për të dashurën Antinous. Yourcenar shkroi në pasthënien e vet të botimit origjinal se ajo e kishte zgjedhur Adrianin si subjekt të romanit pjesërisht për shkak se ai jetoi në një kohë kur Zotat Romake nuk besoheshin më, ndërkohë që Kristianizmi nuk qe vendosur ende plotësisht. Kjo gjë e intrigoi atë për një paralelizëm të dukshëm me Europën e pasluftës së Dytë Botërore. Kjo vepër, njëherësh roman, histori, poezi është përshëndetur nga kritika franceze dhe botërore si një ngjarje letrare. Duke përfytyruar kujtimet e një perandori të madh romak, autorja ka dashur “të ribëjë nga brenda atë çfarë arkeologët e shekullit XIX kanë bërë nga jashtë”. Duke gjykuar pa iluzione jetën e tij dhe mandej veprën politike, Adriani e di se Roma, pavarësisht nga madhështia e saj, do të shkatërrohet një ditë, por realizmi romak dhe humanizmi i trashëguar prej grekëve e bëjnë të ndiejë rëndësinë e të menduarit dhe të shërbyerit deri në fund…
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
22 tet 2026
Kujtimet e Adrianit