
Kujtimet e Adrianit
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Kujtimet e Adrianit -Marguerite Yourcenar Në vilën e tij në Tibur, perandori 60-vjeçar Adriani i shkruan nipit të tij të adoptuar: sundimtarit të mëvonshëm Mark Aurelit. Ajo që Adriani i shkruan 17-vjeçarit është më shumë një dialog me vetveten, një reflektim mbi egon e tij dhe maskat që ka ndërruar gjatë jetës. Ndryshe nga paraardhësi i tij, Trajani, i cili ishte një pushtues, perandori Adrian ndoqi një politikë paqedashëse që i solli shumë përparim Perandorisë. Adriani ishte një sundimtar i pazakontë për kohën e tij. Dy pasione të zjarrta e karakterizonin personalitetin e tij: dashuria për artin grek dhe dashuria për djaloshin Antino. Kryevepra e Yourcenar-it përmbledh brenda rikonstruktimit historik kurajën për të prezantuar një burrë të madh, lartësinë e mendimit të tij, aftësinë intelektuale, intuitën profetike, duke na dhuruar jo vetëm një vepër erudite, por një libër të ditëve tona dhe atyre që do vijnë. “Ndihesha përgjegjës për bukurinë e botës”, thotë për veten Adriani, një personazh në kërkim të një barazpeshe mes lumturisë dhe logjikës, inteligjencës dhe fatit. «Pak nga pak, kjo letër e filluar për të të informuar mbi përparimet e sëmundjes sime po shndërrohet në shfrimin e një burri që nuk zotëron më energjitë e nevojshme për t’u marrë gjatë me çështjet e Shtetit; përsiatja e shkruar e një të sëmuri që pret në audiencë kujtimet e veta. Tani po të hapem më shumë: kam sajuar planin për të të treguar jetën time. Natyrisht, vitin e kaluar kam hartuar një relacion zyrtar të akteve të mia, në ballinën e të cilit, Flegoni, sekretari im, ka vënë emrin e vet. Aty kam gënjyer sa më pak të qe e mundur. Sidoqoftë, arsyet e interesit publik dhe nderit më kanë detyruar të ndryshoj pak ngjarje. E vërteta që po përpiqem të parashtroj nuk është veçanërisht skandaloze, ose më saktë, nuk është skandaloze përderisa nuk ekziston e vërteta që nuk skandalizon».
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
21 tet 2026
Kujtimet e Adrianit