Kunder Purizmit

Kunder Purizmit

Në stokPërditësuar sot

800 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
sot

Përshkrimi

Çfarë të bëjmë përballë huazimeve të freskëta nga gjuhët perëndimore, si italishtja dhe anglishtja, që kanë vërshuar në shqipen publike, sidomos në mediat? Të gjithëve na vrasin veshët dhe, një palë e zhurmshme prej nesh po kërkon me të madhe që të ndërhyhet për ta “pastruar” shqipen nga fjalët e huaja të panevojshme. Si edhe në periudhën e Rilindjes Kombëtare, politikat e pastrimit të gjuhës po risillen si e vetmja alternativë mirëfilli kombëtariste, për t’i bërë ballë trysnive globalizuese dhe për t’ia ruajtur kulturës shqiptare identitetin. Teksa akademikët vijojnë të bëjnë thirrje për forcimin e përpjekjeve për “pastrimin dhe pasurimin” e leksikut, pa çka se këto dy lloje ndërhyrjesh në gjuhë anulojnë njëra- tjetrën, ndesh në amatorë patriotikë që po rreken të zëvendësojnë deri edhe emrat e vendeve me burim të huaj, pa çka se shumë prej këtyre janë përdorur vijueshëm që në Mesjetë. Nga shumë anë, po kërkohet (s)pastrim – në gjuhë, në kulturë dhe në politikë, në emër të rikthimit te një thelb shqiptar autentik, i cili qenka korruptuar, nëpërmjet kontakteve tona me tjetrin. E gjithë kjo, në një kohë kur nuk ka asnjë shenjë, as provë që ndërhyrja policore në leksik dhe përndjekja e fjalëve sipas prejardhjes së tyre mund të ketë ndonjë efekt pozitiv në zhvillimet e gjuhës; dhe kur po duket haptazi se “ndotësit” e shqipes dhe entuziastët e (s)pastrimit të saj veç ushqejnë dhe riprodhojnë njëri-tjetrin. Ky libër përcjell një polemikë të autorit kundër qëndrimeve puriste në leksik dhe në toponimi, të cilat e varfërojnë gjuhën, traditën dhe mendimin.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

31 tet 2026

Kunder Purizmit