
Kurt Sejit dhe Murka
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Kurt Sejit dhe Murka – Nermin Bezmen Me detajet e punuara si një qëndismë në dritën e kërkimeve shumëvjeçare, me të vërtetat e heshtura të historisë, me analizat e karaktereve të pasqyruara me përpikëri dhe me forcën goditëse të realizmit, Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vdekjeje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja, ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në radhët e tij. Nuk do të dëshironi ta lëshoni nga dora. Nermin Bezmen, autorja e cila me vëllimin me poezi Dashuri që të zgjon nga gjumi i tha “Mirë se të gjeta” botës së letërsisë dhe me romanin e saj të parë Kurt Sejiti dhe Sura pushtoi zemrat e lexuesve të saj, këtë herë hap një kapitull tjetër të jetës së Kurt Sejitit. Në udhëtimin e Kurt Sejitit dhe Surës që filloi në Rusinë cariste të vitit 1877 ju keni përjetuar historitë e vërteta të protagonistëve të vërtetë, duke marrë frymë bashkë me ta dhe e keni përfunduar aventurën e tyre në Stambollin e vitit 1924. Këtë herë, në radhët e Kurt Sejitit dhe Murkës ju pret një udhëtim i një kohe tjetër që do t’ju çojë deri në vitin 1945. Do të kuptoni më mirë dhe do të doni më shumë Sejit Eminofin duke ndjekur me flladin e ditëve përrallore të Peras mallin e tij të pashuar, jetën e tij me ngjitje dhe zbritje, betejat e tij me fatin dhe vetveten, mëritë e tij ndaj jetës. Duke lexuar luftën e Myrvetit, thuajse fëmijë, për të kuptuar Sejitin dhe për të përballuar jetën, herë do të zemëroheni me heronjtë e romanit dhe herë do t’u dhimbsen, herë do të qeshni dhe herë do të qani bashkë me ta. Me Kurt Sejitin dhe Murkën, Nermin Bezmen vazhdon të tregojë vetminë dhe mëdyshjet që Kurt Sejiti dhe Murka, të bashkuar nga kufijtë e mbyllur, nuk mundën të kapërcejnë me gjithë dashurinë e tyre, të rrëfejë kryeneçësinë e krenarisë që rraskapiste dashurinë dhe se sa i pamëshirshëm mund të jetë fati.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
Kurt Sejit dhe Murka