
Lavjerresi i Fukoit
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Ngjarjet e këtij romani zhvillohen në vitet 60′ deri më 1984, nga mjediset e një shtëpie botuese milaneze deri tek ato të një muzeu parisian, ku është ekspozuar Lavjerrësi i Fukoit. Po ngjarjet ndodhin edhe në vitet 1943 deri më 1945, në një fshat midis Langeve dhe Monferratos. Po ashtu nga viti 1344 deri më 2000, përgjatë rrugëtimit të tempullarëve e kalorësve të Trëndafil – Kryqit për pushtimin e botës. Zhvillohen edhe natën e 23 qershorit 1984, së pari në vendrojën e periskopit, pastaj në vendrojën e Statujës së Lirisë, në Konservatorin e Arteve dhe Zejeve në Paris. Zënë fill natën mes 26 dhe 27 qershorit të të njëjtit vit, në të njëjtën shtëpi fshati që Jakopo Belboja, protagonisti, ka trashëguar nga xhaxhai i tij Karloja. Me pak fjalë: tre redaktorë botues, në Milano, pasi janë shoqëruar si tepër me shkrimtarë që botojnë “nga xhepi i tyre”, që u përkushtohen shkencave okulte, shoqërive të fshehta dhe komploteve kozmike, vendosin të bëjnë, pa e vrarë mendjen shumë, një Plan. Por, dikush i merr seriozisht. Komente mbi librin “”Lavjerrësi i Fukoit” nuk është një roman në kuptimin e ngushtë të fjalës, ai është një grumbullim i vërtetë e i mrekullueshëm i informacionit, i përcjellë si një shaka, nga një mjeshtër që e manipulon shpikjen e tij – në fakt, një shaka e gjatë, erudite. “Lavjerrësin e Fukoit” mund ta quani pa frikë një triumf intelektual, përveçse një vepër artistike. Them se ai është po aq argëtues sa “Emri i trëndafilit”, që është një bestseller i padiskutueshëm, jo më shumë.” Anthony Burgess, New York Times “… ky roman i magjishëm për magjinë, ky roman i fshehtë për sekretet dhe mjeshtërinë e krijimtarisë artistike, ky roman zhurmëmadh, roman i shndritshëm për një botë të nëndheshme…” Jacques Le Goff, L’Espresso “Jam i bindur se një gjykim serioz mbi këtë vepër (e cila, sidoqoftë, është e jashtëzakonshme që në leximin e parë) mund të jepet vetëm nëse mbahet parasysh një fill kritiko – teorik që ka vazhduar të endet në harkun e tridhjetë vjetëve.” Antonio Porta, Corriere della Sera
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 800 lekë
Më i ulëti
1 800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 800 lekë
Më i larti
1 800 lekë
22 tet 2026
Lavjerresi i Fukoit