
Lehtë t’i Duash, Vështirë t’i Disiplinosh
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Dritan Publishing në faqen e vet (dritanpublishing.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Dritan Publishing
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në dritanpublishing.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
nga Becky A. Bailey #Prindërim Përktheu: Ajsela Koka Numri i Faqeve: 296 Përshkrim i shkurtër MËSONI SI TË HIQNI DORË NGA KONTROLLI MBI FËMIJËT, SI TË MOS U LUTENI DHE SI TË BËHENI PRINDI QË KENI DASHUR TË JENI. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t’i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale? Qasja e jashtëzakonshme dhe e fuqishme e Dr. Beki Bejlit ndaj prindërimit ka bërë mijëra e mijëra familje më të shëndetshme e më të lumtura. Duke u fokusuar te vetëkontrolli dhe ndërtimi i vetëbesimit si për prindërit ashtu edhe për fëmijët, Dr. Bejli na paraqet një sërë aftësish të lidhura me njëra-tjetrën, për t’i ndihmuar familjet të kapërcejnë nga zallamahia në qetësi. 7 Fuqitë për Vetëkontroll, për të ndihmuar prindërit të modelojnë sjelljen që kërkojnë prej fëmijëve të tyre. Këto çojnë në: 7 Aftësitë Bazë për Disiplinë, për të ndihmuar fëmijët të menaxhojnë rrethana të sikletshme në shtëpi dhe në shkollë, të cilat do t’i ndihmojnë këta të zhvillojnë: 7 Vlera për Jetën, të tilla si integriteti, respekti, dhimbsuria, përgjegjshmëria e të tjera akoma. Dr. Bejli i integron këto parime në një program shtatë javor, që i ndihmon familjet të nisen nga një start i mirë, duke ofruar plot shembuj nga jeta e përditshme, që ilustrojnë metodat e saj në veprim. Me këtë libër frymëzues e praktik në dorë, ju do të gjeni mënyra të reja për të kuptuar dhe përmirësuar sjelljen e fëmijëve, sikurse edhe tuajën.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Dritan Publishing sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
31 tet 2026
Lehtë t’i Duash, Vështirë t’i Disiplinosh