
Leter Dylqinjes
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por edhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar personazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvajg dhe Milan Kundera. Është një këndvështrim origjinal, ku janë përshkruar aq letra dhe sa dhe përgjigje, ku autori ka tentuar t’i përshtasë me stilet e autorëve. E nëse letrat janë të gjithë të nënshkruara nga autori i këtij libri, përgjigjet janë “firmosur” herë nga personazhet e herë nga autorët. Letrat janë një gjetje origjinale në dhënien e këndvështrimeve të leximeve. Por padyshim që mund të lexohen edhe si letërsi e, herë – herë, edhe si sprovë. Lexuesi ftohet të ketë lupën e tij të leximit për personazhe që kanë zënë vend në miliona biblioteka në botë, në qindra vite. Personazhet dhe autorët të cilëve iu është “drejtuar” Baçi, shoqërohen me ilustrimet e Bujar Kapexhiut, duke i dhënë librit një dimension jo vetëm imagjinar në lexim.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 000 lekë
Më i ulëti
1 000 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 000 lekë
Më i larti
1 000 lekë
22 tet 2026
Leter Dylqinjes