
Libri i kujtimeve dhe i harresës
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Albas në faqen e vet (albas.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Golemi, personazhi kryesor, ka dëshirë që të shkruajë dhe të botojë një libër me poezi për të rikthyer lavdinë e mëparshme si poet. Por tani, përveçse durimit dhe talentit, vëren se i mungon edhe motivi për të shkruar. Përtej problemeve personale që e mundojnë në prag të moshës së tretë, ai ndihet i paaftë të krijojë një gjendje normaliteti me familjen e tij dhe me njerëzit që ka përreth. Gjithashtu, e kaluara e tij me njerëz dhe me kujtime, fjalët e të atit dhe një marrëdhënie e çuditshme me botën femërore, e përndjekin si fantazma dhe ia ndryshojnë rrjedhën e jetës. I ndodhur në një rreth vicioz, mes kujtimeve, dëshirave dhe pasioneve, problemeve të moshës dhe të familjes, jetës dhe vdekjes, ai përpiqet të gjejë rrugëdalje duke lexuar dhe shkruar, duke harruar, si mënyrë për të ecur përpara. Suad Arilla me romanin “Libri i kujtimeve dhe i harresës” është fitues i “Fondit të krijimtarisë letrare për të rinj”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit, me motivacionin: “Për një roman që përcjell te lexuesi luftën e brendshme të secilit personazh të stilizuar me mjeshtëri, gjithë pse-të e tyre, përpjekjet për të kuptuar veten, por dhe të tjerët, nëpërmjet një gjuhe të kujdesshme, leksiku të pasur dhe figuracioni të shprehur.”
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Albas sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
600 lekë
Më i ulëti
600 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
600 lekë
Më i larti
600 lekë
21 tet 2026
Libri i kujtimeve dhe i harresës