Lidhjet e rrezikshme

Lidhjet e rrezikshme

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

I botuar më 1782 nga një ushtarak karriere që, pasi merr pjesë në furtunën revolucionare, vdes në Taranto si gjeneral i Napoleonit, romani “Lidhjet e rrezikshme” është pa asnjë dyshim kryevepra e letërsisë libertine. Libri qe i suksesshëm dhe skandaloz dhe, për një kohë të gjatë, u rrethua nga fama e një romani satanik. Edhe sot ky libër qëndron në radhët e para të letërsisë për cilësitë e tij të jashtëzakonshme letrare, që e bëjnë shembullin e fundit të madh të një rrëfimi epistolar, si dhe për forcën me të cilën Laklosi diti t’u japë jetë personazheve, pararendës të afër të personazheve të Stendalit dhe Balzakut. Dhe nëse Bodëleri, i cili qe ndër të parët që e vlerësoi romanin, e gjykonte si veprën e një moralisti “të lartë dhe të thellë”, sot letërsitë me prirje feministe nuk ngurrojnë ta interpretojnë protagonisten diabolike – një Don Zhuan me fund – si simbol të revoltës ndaj shtypjes mashkullore. Në filmin që është xhiruar duke u bazuar në këtë libër të Laklosit, rolin e Donsënit, një djalë idealist, që rastësisht ngatërrohet në një histori, e luan një djalë i ri, violinist i njohur në rrethet artistike të Parisit, është Tedi Papavrami, violinisti shqiptar, që interpreton krahas aktorëve të mëdhenj Katerinë Denevë, Nastasja Kinski dhe Rupert Everet. Choderlos de Laclos (1741-1803) lindi në një familje borgjeze. Më 1760 kreu studimet në École royale d’artillerie de la Fère, paraardhëse e shkollës politeknike. Menjëherë pas mbarimit të shkollës, togeri i ri shërbeu në një garnizon në La Rochelle, gjatë të ashtuquajturës Luftë Shtatëvjeçare. Pavarësisht se u gradua kapiten, De Laclos ishte gjithnjë e më tepër i mërzitur nga detyrat në garnizonin e artilerisë dhe nga shoqëria e ushtarëve, ndaj filloi t’ia kushtonte kohën e tij të lirë të shkruarit. Libri i tij i parë, me disa poezi të thjeshta, u botua në Almanach des Muses. Lidhjet e rrezikshme është romani epistolar, që i dhuroi një sukses të paparë (1000 kopje të shitura në muaj, numër rekord për kohën). Libri është botuar nga DITURIA, me një parathënie interesante të André Malraux. Libra të tjerë nga ky autor përmendim: Për gratë dhe edukimin e tyre, Gazeta e miqve të Kushtetutës, Për luftën dhe paqen etj.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

22 tet 2026

Lidhjet e rrezikshme