Lidhjet e rrezikshme

Lidhjet e rrezikshme

Në stokPërditësuar sot

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Libraria Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
sot

Përshkrimi

Asgjë nuk i lihet rastësisë në Lidhjet e rrezikshme (1782), një roman epistolar që zhvillohet në Parisin e shekullit të tetëmbëdhjetë, ku markezja Dë Mërtej, e braktisur nga i dashuri, vendos të hakmerret duke e çnderuar atë. Ajo fut në lojë vikont Valmontin, ish-dashnor i saj dhe Don Zhuan i njohur e i paskrupullt. Në letrat e tyre, ata thurin një rrjet të ndërlikuar intrigash për të korruptuar shpirtin dhe trupin e viktimave, si zonjushën e pafajshme Dë Volonzhë, e cila do t’i mbyllë ditët në një manastir, dhe zonjën e virtytshme Turvel, që do të vdesë nga turpi e pendimi. Cinizmi, hipokrizia dhe shthurja janë armët e tyre, që e kanë bërë imoralitetin të vetmin rregull të jetës dhe të kënaqësisë. E kthjellët dhe e hidhur, dhe po aq dramatike në aftësinë për të zbuluar humnerën e çoroditjes ku mund të shkojë zemra njerëzore, kryevepra e Laclosit përbën një tablo realiste të një shoqërie pa moral dhe mizore, tani drejt vetëshkatërrimit, për shkak të idesë së çmendur për të gëzuar një pushtet pa kufi dhe të dominimit mbi çdo gjë, pavarësisht prej mjetit apo çmimit. Intriga e përsosur e këtij romani është përcaktuar në shumë mënyra: lojë shahu, traktat për strategjinë erotike, vallëzim i Dëshirës dhe Kotësisë, paralajmërim i virtytit, nxitje e vesit. Lidhjet e rrezikshme është pak nga të gjitha: një konceptim mjaft pesimist për njeriun dhe brezin tipik libertin të shekullit të tetëmbëdhjetë. Dashuri. Urrejtje. Mjaft të zgjidhni, të dyja flenë në të njëjtin shtrat. Në një rrjet intrigash djallëzore, një burrë dhe një grua e paskrupullt shijojnë kënaqësi kur shohin tek vuajnë të tjerët. Bodëleri, në kohën e vet, e vlerësoi romanin si veprën e një moralisti “të lartë dhe të thellë”, sot, letërsitë me prirje feministe nuk ngurrojnë ta interpretojnë protagonisten diabolike si simbol të revoltës ndaj shtypjes mashkullore. Një vepër e pashembullt e letërsisë franceze, ende sensuale dhe skandaloze.

Detajet:

Publikuar:30 tetor 2026
Përditësimi i fundit:30 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

31 tet 2026

Lidhjet e rrezikshme