
Llaç hidroizolues AQUAMAT-ELASTIC
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Industriale.al në faqen e vet (industriale.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Industriale.al
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në industriale.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Materiale Ndërtimi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Llaç hidroizolues AQUAMAT-ELASTIC Llaç hidroizolues AQUAMAT-ELASTIC AQUAMAT-ELASTIC është një llaç hidroizolues lyerës elastik, 2 komponentesh. Përbëhet nga një pluhur me bazë çimento (komponenti A) dhe një emulsion me përmbajtje rrëshire (komponenti B). Pas mpiksjes (ngurtësimit) së tij krijohet një membranë pa fuga dhe bashkime dhe ofron avantazhet e mëposhtme: • Aftësi për mbylljen e plasaritjeve. • Hidroizolim i plotë ndaj presionit hidrostatik pozitiv deri në 5 atm, sipas EN 12390-8. Mund t’i rezistojë edhe trysnisë negative. • Përshkueshmëri nga avujt. • Eshtё i përshtatshёm për hidroizolimin e rezervuarëve të ujit të pijshëm dhe të sipërfaqeve që janë në kontakt me ushqime, sipas kërkesave të (standarteve) W-347, EPA 330.5 dhe EPA 110.2. • Rezistencë nga rrezet UV. • Rezistencë ndaj vjetrimit. • Nuk ka asnjë efekt gërryes për çelikun në lidhjet e betonit. • Mbron betonin nga karbonizimi. • Është rezistent ndaj ujërave të zeza (impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, kanalizimeve, etj). • Ngjitje në sipërfaqe të njoma pa patur nevojë për prajmer (astar). • Aplikim me lehtësi dhe në mënyrë ekonomike. • I përshtatshëm për çatitë e gjelbra, shtretërit e luleve, etj., pasi është e certifikuar si rezistent ndaj rrënjëve. • Shërben gjithashtu si një barrierë radoni. • Certifikuar sipas standardit EN 1504-2 dhe klasifikuar si shtresë për mbrojtjen e sipërfaqeve të betonit. Nr. i certifikatës: 2032-CPR-10.11. • Gjithashtu i certifikuar sipas ΕΝ 14891 dhe i klasifikuar si produkt CM O2P dyelementësh, i papërshkueshëm nga uji dhe që aplikohet në gjendje të lëngët për hidroizolimin nën pllaka, në instalime të jashtme (mure dhe dysheme) dhe në pishina. Nr. i certifikatës: 18/18172-2980 & 20/22565 1686, APPLUS Laboratories. Mban markimin CE. AQUAMAT-ELASTIC është testuar nga Instituti Gjerman i akredituar “MFPA Leipzig” dhe pajtohet me klasifikimet për punë në të njomë A0 dhe B0 sipas direktivës teknike ZDB 2010 “Verbundabdichtungen” për hidroizolimin poshtë pllakave dhe tjegullave në zona të lagështa shtëpiake, ballkone dhe soleta. Nr. i certifikimit: PSAC 02/5.1/16-127 si sistem hidroizolimi poshtë pllakave dhe tjegullave, P-SAC 02/5.1/16-129 si sisteme hidroizolimi për ndërtesa. Është gjithashtu në përputhje me kërkesat e rregullores gjermane për ndërtesat DIN 18195-2 Tab. 7 dhe 8 (mbushje e plasaritjeve, ngjitje, hidroizolim, rezistencë ndaj bazave etj.) për izolimin poshtë pllakave dhe tjegullave, si dhe për hidroizolimin e strukturave të ndërtesave. Gjithashtu, AQUAMAT-ELASTIC është testuar dhe aprovuar nga instituti Gjerman “TÜV Rheinland LGA Bautechnick GmbH” si rezistent kur bie në kontakt me ujërat e zeza. Po ashtu është testuar dhe aprovuar si barrierë radoni nga Institucioni Shkencor Federal Buxhetor “Saint Petersburg Professor P.V. Ramzaev, Scientific Research Institute for Radiation Hygiene”. Gjithashtu i certifikuar si rezistent ndaj rrënjëve, sipas UNE CEN/TS 14416 EX: 2014. NGJYRA Gri, e bardhë. KONSUMI 2-4 kg/m². PAKETIMI 35 kg (25 kg A + 10 kg B), 18 kg (12,9 kg A + 5,1 kg B), 7 kg (5 kg A + 2 kg B). DOWNLOADS Broshurë teknike Njihuni me produktet tona ISOMAT QËNDRO NË KONTAKT
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Industriale.al sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
8 300 lekë
Më i ulëti
8 300 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
8 300 lekë
Më i larti
8 300 lekë
22 tet 2026
Llaç hidroizolues AQUAMAT-ELASTIC