
Luftë e vogël e përkorë
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Bookland
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
“Lufta e vogël e përkryer” është ajo e shpallur nga NATO-ja më 24 mars 1999 pas politikës së egër të “spastrimit etnik” të Millosheviçit. Përfundoi më 12 qershor. Duhej të ishte e vogël dhe e përkryer, sepse asnjë ushtar amerikan nuk do të ishte kthyer në shtëpi brenda një arkivoli, u premtua. Por, e parë nga toka qe, për fat të keq, diçka krejt tjetër. Se çfarë, e tregon Elvira Dones-i në këtë libër të shkruar sot dhe të bazuar në vite kërkimesh mbi dhunën e pësuar nga gratë e Kosovës në tetëdhjetë ditë tmerri, prej milicëve serbë. Dones-i arrin ta bëjë të tmerrshme, mallëngjyese dhe njerëzore epikën e mbijetesës se tri grave të rrethuara në një shtëpi të Prishtinës: Rea, Nita dhe Hana. Dhe bashkë me rrethimin e tyre, me rininë e tyre të dëshpëruar dhe vitale, ndjekim mosbesues odisenë drejt lirisë të dy fëmijëve të paharrueshëm, të bukuroshes trembëdhjetëvjeçare, Blerimes, që kur të rritet dëshiron të studiojë Poe-në si teto Nita, si dhe të asit katërmbëdhjetëvjeçar të futbollit, Fatmirit. Parathënie nga Roberto Saviano Fill pasi ke lexuar këto faqe, mëson se nuk ekziston një luftë përnjëmend e rrëfyer, po të mos kesh dëgjuar rrëfi min e grave që e kanë përjetuar atë. Luftë e vogël e përkorë, roman i shkëlqyer i shkrimtares Elvira Dones () është një libër i vogël që përmban gjithë tmerrin që mund të shpërthejë nga Kutia e Pandorës në një komunitet që shpërbëhet nga themelet. Një komunitet ku tjetri, fqinji, në fillim i afërt, për shkak të ndërhyrjes së një politike të marrë kthehet tashmë në Armik, në Të Keqen. Ky roman i shkurtër ndërthur me origjinalitet e mjeshtëri dy fi je narrative rrethimin dhe kthimin tema që ushqejnë letërsinë që nga kohët e Homerit. Luftë e vogël e përkorë rrëfen rrethimin e çuditshëm të tri grave të ngujuara në shtëpi pa ushqim e pa ndihma, në një qytet tashmë pré e një armiku të egër. Dhe rrëfen, njëkohësisht, përpjekjen e pamundur të dy vëlle zërve adoleshentë për ti shpëtuar dhunës së skajshme e vdekjes, drejt një shtëpie të re, një atdheu të ri të mundshëm. Luftë e vogël e përkorë është një libër që kam mbaj tur me vete për një kohë të gjatë: në çantën e shpinës, në xhepin e xhakaventos, në trastën e ndenjëses cip me letra të makinës së shpurës sime. () Nuk është një roman lufte: kjo është lufta. Ashtu si vetë Michael Herr ka thënë, ta rrëfesh luftën ashtu si vërtet është zhvilluar, do të thotë të shkatërrosh çdo argument, çdo mendësi që ka çuar në atë konfl ikt dhe të shënosh pikën ku njeriu humbet mundësinë e të qenit njeri. Luftë e vogël e përkorë i autores Elvira Dones e merr për të mirëqenë këtë, dhe që prej andej niset. Për ti rrëfyer botës nga këndvështrimi i njeriut që luftën e dhunën as i deshi, as i kërkoi, e as që mori pjesë të gatiste shfarosje, por në të kundërt padrejtësinë e pësoi. Kur nga ky kënd, nga ky plan minimal, i hollë e madje i diskutueshëm, krijohet narrativë, gjithçka na shfaqet në një dritë rrezëlluese shpëtimi paradoksal.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
22 tet 2026
Luftë e vogël e përkorë