Lufta ime vell.1

Lufta ime vell.1

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 500 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Ky libër, i konsideruar nga kritika si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX – të të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Botimi i këtij libri, ku Adolf Hitleri farkëton si një bombë me sahat tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin, racizmin etj, është i rëndësishëm pasi ky libër përcaktoi historinë e Europës. Autori i këtij libri, pasi shkatërroi, dogji me dhejtëra kombe dhe vrau dhjetëra milionë njerëz, çoi në shkatërrim total dhe vetë kombin e tij. Adolf Hitleri ishte demagogu më i madh që ka parë bota deri më sot, sundues tiran, një figurë e tmerrshme, një monstër që urdhëroi krimet më makabre. Mendja e tij e sëmurë, në emër të pastërtisë së racës, projektoi dhe urdhëroi eliminimin e gjashtë milionë hebrenjve të pafajshëm. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional – socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t’i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit. Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi më përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t’i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 500 lekë

Më i ulëti

1 500 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 500 lekë

Më i larti

1 500 lekë

22 tet 2026

Lufta ime vell.1