
Më Mençur, Më Shpejt, Më Mirë
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Më Mençur, Më Shpejt, Më Mirë – Charles Duhigg Një bestsellerin ndërkombëtar “Fuqia e Shprehisë”, fituesi i çmimit Pulitzer, gazetari Charles Duhigg na shpjegonte se përse i bëjmë gjërat që ne bëjmë. Në “Më mençur, më shpejt, më mirë”, ai vë në zbatim të njëjtën kërshëri të paepur, raportimet shteruese, si dhe stilin e pasur të narracionit për të shpjeguar se si mund të bëhemi më të mirë në bërjen e atyre gjërave që bëjmë. Rezultati është një eksplorim krejt novator i shkencës së frytshmërisë. Shkencëtarët e të dhënave të Google i futen një studimi katërvjeçar lidhir me mënyrën se si funksionojnë ekipet më të mira të punës, dhe zbulojnë se mënyra se si bashkëvepron një grup përkatës ëshë më e rëndësishme se kush bën pjesë në këtë grup – një parim që, siç duket, gjithaq na ndihmon të shpjegojmë arsyen përse Saturday Night qe shndërruar në një sukses televiziv. Një gjeneral i trupave të marinës, i gjendur përballë moralit të ulët të rekrutëve, arrin ta ripërfytyrojë kampin e stërvitjes – dhe zbulon se rrënjosja e një “animi kundrejt veprimit” mund t’i shndërrojë edhe adoleshentët më të përhumbur në njerëz të suksesshëm të vetëmotivuar. Regjisorët e filmit të animuar të Disney, Frozen gjenden në prag të katastrofës – gjersa ata e shkundin ekipin e tyre të punës pikërisht në mënyrën e duhur, duke mundësuar një hap përpara krijues që shpie drejt njërit nga filmat me fitimet më të mëdhaja të të gjitha kohërave. Çfarë kanë vallë të përbashkët gjithë këta njerëz? Ata e dinë se frytshmëria ndërlidhet me bërjen e disa zgjedhjeve të caktuara. Mënyra se si i formësojmë vendimet tona të përditshme; ambiciet e mëdha që përqafojmë dhe synimet e lehta që injorojmë; kulturat e punës që rrënjosim si udhëheqës për të shkaktuar inovacion. Këto pra janë gjërat që e ndajnë dikë që mund të cilësohet si thjesht i zënë me punë nga dikush që është realisht i frytshëm. Në thelbin e “Më mençur, më shpejt, më mirë” gjenden tetë koncepte – nga motivimi dhe përcaktimi i synimeve te fokusimi dhe vendimmarrja – që shpjegojnë arsyet përkatëse se përse disa njerëz dhe kompani arrijnë të kryejnë me sukses kaq shumë gjëra. Duke marrë frymëzim nga zbulimet e fundit në neuroshkencë, psikologji dhe ekonominë e sjelljes – si dhe mbi përvojat e shefave ekzekutivë, reformatorëve të arsimit dhe gjeneralëve me katër yje, pilotëve të avionëve dhe kompozitorëve të Broduejit – ky libër me hulumtime kaq të përpikta na shpjegon se njerëzit më të frytshëm, kompanitë dhe organizatat e këtilla, nuk është se thjesht veprojnë ndryshe. Ata kanë pra një botëkuptim për botën, si dhe për zgjedhjet e tyre, krejt të ndryshëm.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 400 lekë
Më i ulëti
1 400 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 400 lekë
Më i larti
1 400 lekë
21 tet 2026
Më Mençur, Më Shpejt, Më Mirë