Makbethi

Makbethi

Në stokPërditësuar dje

800 lekë

Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Booktopia

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

Makbethi – Shekspir Me rreth 2100 vargje, Makbethi është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit dhe më e shpejta ndër pjesët e tij dramatike të luajtura në skenë. Përgjithësisht, studiuesit bien dakord që tragjedia u shkrua rreth vitit 1606, sepse referenca të ndryshme të pjesës korrespondojnë me ngjarje që kanë ndodhur në atë vit. Gjithashtu, shumë besojnë se u krijua për t’u interpretuar përpara mbretit Xhejms I, i cili kishte interes të madh për magjinë. Ka mundësi që pjesa të ketë qenë një nga zbavitjet e oborrit për mbretin Kristian IV të Danimarkës, gjatë vizitës së tij në Londër, në vitin 1606. Për më tepër, studiuesit sugjerojnë që Shekspiri mund ta ketë shkruar Makbethin për të përlëvduar paraardhësit e mbretit Xhejms, duke e krahasuar atë, përmes Bankos historik, me mbretin e parë skocez, Keneth MacAlpin. Burimi kryesor letrar për Makbethin është libri Kronikat e Anglisë, Skocisë dhe Irlandës (1577) , e Rafael Holinshedit. Sidoqoftë, Shekspiri nuk i qëndroi shumë besnik këtij burimi, duke adaptuar ngjarje të ndryshme historike, për të rritur efektin dramatik të tragjedisë së tij. Rregullat klasike të tragjedisë gjithashtu kërkojnë që shkatërrimi i heroit të ngjallë mëshirë dhe frikë tek publiku. Disa kritikë pohojnë se, meqë veprimet e Makbethit gjatë pjesës janë vazhdimisht të liga, në fund ai merr atë që meriton, dhe, për këtë arsye, rënia e tij nuk është katastrofike në kuptimin tragjik. Komentues të tjerë argumentojnë se, megjithëse Makbethi përqafon të ligën, ndjenja e tij e fajit, e kombinuar me pushtetin detyrues të magjistricave dhe gruas së tij, shkakton mëshirë dhe frikë te lexuesit e spektatorët, një ndjenjë kjo e indentifikuar në tragjedinë klasike si katarsis.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

800 lekë

Më i ulëti

800 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

800 lekë

Më i larti

800 lekë

21 tet 2026

Makbethi