Malësorja

Malësorja

Në stokPërditësuar dje

€5≈ 455 lekë

Ky produkt shitet nga Altera Books në faqen e vet (alterabooks.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Altera Books

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në alterabooks.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Libra të tjerë
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
31 tet 2026

Përshkrimi

Në një fshat të Gollakut (mes Prishtinës dhe Podujevës), para Luftës së Dytë Botërore rritet duke u zbukuruar baresha Hajrije, bijë e Hasanit dhe e Salës. Kur mbush të gjashtëmbëdhjetat përjeton një tentim përdhunimi nga dy të rinj, ngjarje që përcakton fatin e saj të hidhur. I jati vdes nga dëshpërimi dhe i ungji e marton me një të gjymtë, me të cilin bën një djalë. Më pas i vdes dhe burri. I ungji e kthen në gjini dhe e marton me një pasanik në moshë, si grua të tretë, për të siguruar trashëgimtarin që nuk e kishte me gratë e para; dhe me të ajo lind edhe një djalë. Vëllai i burrit të parë të Hajrijes meqë ka dashur të mbajë të venë e vëllait për një nip, tani hyn në hasmëri me burrin e dytë të Hajrijes, dhe e vret. Mbetet kështu të marrin gjak mes njëri-tjetrit të dy djemtë e rritur të Hajrijes, pra vëllezërit nga nëna… Hajrija që ka duruar dhe heshtur gjatë tërë jetës e që shpreh pozitën e gruas në atë mjedis, kur ballafaqohet me këtë realitet tragjik, ndërhyn, e ngre zërin dhe arrin ta bindë djalin e dytë që të heqë dorë nga vendimi për vrasjen e vëllait, që është në fund të fundit triumfi moral i Hajrijes. Romani “Malësorja” është rrëfim i degëzuar mbi jetën e personazhit kryesor, Hairijes, por dhe rrëfim mbi një numër bartësish të tjerë të ngjarjeve që së bashku sajojnë tablonë reale dhe realiste të një mjedisi kosovar mes dy luftërave botërore. Kryepersonazhi, Hajrija, në këtë vepër nuk është i tipit të formuar, të gatshëm, por formohet gjatë rrëfimit, i cili rrjedh sipas teknikës kronologjike, të ndërprerë dhe të ndërpleksur herë-herë.

Detajet:

Publikuar:31 tetor 2026
Përditësimi i fundit:31 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Altera Books sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

455 lekë

Më i ulëti

455 lekë

31 tet 2026

Mesatarja

455 lekë

Më i larti

455 lekë

31 tet 2026