
MARY&MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Serum
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Nëse problematika juaj kryesore janë shenjat e moshës, Mary & May Idebenone + Blackberry Complex Serum është produkti që po i mungon rutinës tuaj! Ky serum është i formuluar me 1000ppm idebenone i cili ka efekt antioksidues në lëkurë 4 herë më shumë se vitamina C dhe koenzima Q10, dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira. Ndërsa formulimi me 20% kompleks të manaferrës së zezë, i cili përmban antocianinë parandalon shenjat e avancuara të moshës. Që në momentin e parë të aplikimit do të vëreni hidratim dhe butësi të lëkurës tuaj, ndërsa më pas do të shikoni një shkëlqim natyral. Ky serum ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës duke i dhuruar asaj shëndet për së brëndshmi. Ky serum ka një ngjyrë karakteristike portokalli, por mos u shqetësoni pasi nuk përmban aspak ngjyrues artificial, por është ngjyra natyrale e përbërësit idebenone. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature. Ky serum është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë. Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificale. *30ml/80ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Përbërësit Përbërësit "magjik" idebenone, kompleks Blackberry Lista e plotë e përbërësve Purified Water, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract (67,500ppm), Euterpe Oleracea Fruit Extract (67,500ppm), Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract (67,500ppm), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxydecyl Ubiquinone (1000ppm), Hydrogenated Lecithin, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol Marka E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
21 tet 2026
MARY&MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum