
Matematika për Ekonomistët 2- Saimir Hoxha
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria UBT
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Teksti është hartuar mbi bazën e leksioneve të shkruara nga autori në lëndën” Matematika për Ekonomistët” që zhvillohet në departamentet ekonomike. Teksti është ndarë në tre pjesë, Algjebra lineare, Elementë të matematikës për analizën ekonomike dhe Programimi linear. Në pjesën e parë janë dhënë, hapësirat lineare, metrike dhe algjebra e matricave. Janë trajtuar transformimet lineare, vlerat dhe vektorët karakteristikë. Në fund, janë dhënë format kuadratike të pakushtëzuara, të kushtëzuara dhe klasifikimi i tyre. Në pjesën e dytë janë dhënë funksionet me shumw variabla, limiti, vazhdueshmeria, derivatet e pjesshme, derivati i plotë dhe derivati sipas një drejtimi të dhënë. Janë trajtuar kushtet e nevojshme dhe të mjaftueshme të ekzistencës së ekstremumeve të pakushtëzuara të funksioneve me shumë variabla. Janë dhënë kushtet e nevojshme dhe të mjaftueshme të ekzistencës të ekstremumeve të kushtëzuara me kushte barazime dhe mosbarazime. Në fund janë trajtuar probleme të optimizimit të funksioneve me shumë variabla me kushte të përziera. Në këtë pjesë është edhe kapitulli i analizës statike të modeleve ekonomike që bëhet me anën e sistemeve të funksioneve implicitë. Në pjesën e tretë është paraqitur problemi i përgjithshëm i programimit linear dhe është dhënë zgjidhja e tij grafikisht dhe me algoritmin simpleks. Më pas janë trajtuar problemet duale dhe algoritmi simpleks dual. Shpreh mirënjohjen për ndihmën e kolegëve dhe studentëve dhe mirëpres çdo vërejtje që do t’i vlente përmirësimit të tekstit. Autori
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
906 lekë
Më i ulëti
906 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
906 lekë
Më i larti
906 lekë
22 tet 2026
Matematika për Ekonomistët 2- Saimir Hoxha