
Ëmbëlsia e harresës
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Booktopia në faqen e vet (booktopia.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Booktopia
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në booktopia.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Ëmbëlsia e harresës – Kristin Harmel Houp Mekena-Smith, tashmë në moshën tridhjetë e gjashtëvjeçare, ka kaluar disa ngjarje shumë të trishtuara në jetën e saj. Ka humbur të ëmën nga kanceri. I shoqi e braktisi. Llogarinë bankare i ka pothuajse të zbrazur. Ëndrrën e saj për t’u bërë avokate e ka harruar prej kohësh. Po përpiqet të mbajë në këmbë biznesin familjar që është në prag të dështimit në Keip Kod dhe po rrit me sakrifica të bijën: një adoleshente e trazuar. Mejmi, gjyshja e dashur e Houpit, e lindur në Francë, po largohet nga kjo botë mes mjegullës së Alzajmerit. Por, në një çast të rrallë kthjelltësie, Mejmi e kupton se, nëse nuk i tregon Houpit për të kaluarën, sekretet që ajo ka mbajtur për kaq shumë vite, shumë shpejt do të humbasin përgjithmonë. Si rastësisht, ajo zbulon fragmente misterioze të një historie tragjike në Parisin e Luftës së Dytë Botërore. Me një listë emrash në dorë, Houpi niset për në Francë për të zbuluar një mister shtatëdhjetëvjeçar. Ajo që vijon është “historia magjepsëse dhe plot ndjenja të forta e brezave që luftojnë për të mbijetuar (Publishers Weekly), teksa Houpi bashkon pjesë-pjesë të kaluarën e gjyshes së saj. Duke zbuluar ngjarjet e tmerrshme të Holokaustit, ajo kupton vullnetin mahnitës të gjyshes për të duruar shumë në një botë të çmendur. Dhe për të ribashkuar dy të dashuruar, të ndarë nga tmerret e luftës, gjithçka që do t’i duhet është guximi dhe besimi.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Booktopia sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 300 lekë
Më i ulëti
1 300 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
1 300 lekë
Më i larti
1 300 lekë
21 tet 2026
Ëmbëlsia e harresës