
Mbretëria e ëndrrave
Në stokPërditësuar më 21 tet 2026
Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Në tregimet e Ukajt situatat narrative përkthehen në figura (ngjashëm si te Kafka), por kësaj i mbivendoset shtresa e diskursit abstrakt/eseistik, që i shndërrojnë ato në modele diskursi simbolik/alegorik. Kjo shihet edhe te njerëzit e novelave të tij: ata nuk emërtohen rastësisht si perandori, gjenerali, udhëheqësi etj., si funksione të abstraktuara nga plotnia e jetës/ekzistencës njerëzore. (Günther Anders) Nëse për psikanalizën e Freudit ëndrra ishte një portë mbretërore për tek e pavetëdijshmja, pra në mbretërinë e lirisë, e tillë është letërsia për Ukajn. Po, në anën tjetër, nëse për Jungun ëndrra ishte një “rrugë” drejt pakufishmërisë simbolike dhe imagjinariumit arkitipik – e tillë është letërsia për Ukajn. Këtë e dëshmojnë edhe këto tregime/novela që po ia propozon lexuesit të tij. Natyrisht, duke këmbëngulur në një etikë diskursive e letrare në qendër të së cilës është liria. Liria si agape dhe kreacion. Anton Berishaj Ukaj asht rrëfimtar i qetë, sintaksa e tij ma së shumtit i ngjan asaj të rrëfimeve të motit buzë votrës, figuracioni asht i kandshëm, ndërsa erudicioni dhe formimi profesional ia lejojnë me hy e me dalë lirisht në fushat e pamata të letërsisë botnore prej kah zgjohen hera herës reminishenca të kandshme n’daç letrare n’daç filozofike. Ky libër i Ndue Ukajt meriton me u lexue për stilin e zhdërvjellët dhe për ndjeshmëninë e naltë qytetare. Autori rrëfen me vetëdije dhe me respekt plagët e tokës së tij, nji vend ku ai dhe të ngjashmit e tij janë dhe ndihen përditë e ma shumë nji pakicë kulturore dhe shpirtnore. Këto tregime rrëfejnë me art mungesën e shpresës, thyemjen e andrrës por edhe dëshirën e nji ringjalljes së vërtetë të nji populli. Ardian Ndreca
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
21 tet 2026
Mbretëria e ëndrrave