
Mbreti Zog dhe familja mbreterore ne shtypin francez te kohes 1923-1952
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Ndikimi i Ahmet Zogut, Geraldina Apponyi-t dhe fami-ljes mbretërore shqiptare në shtypin francez të kohës ka qenë i jashtëzakonshëm. Nga vitet 1920-1950 ose nga viti 1923 deri në 1952 janë botuar me qindra shkrime, shpeshherë në faqet e para të gazetave më të fuqishme, si Le Figaro, Le Temps, Paris-soir, Excelsior, Paris-Midi etj. Shumica prej tyre i përkasin periudhës së shpalljes së mbretërisë (1928), fejesës dhe martesës (1938) dhe largimit të detyruar nga Shqipëria (1939) nëpër shtete si: Greqia, Turqia, Rumania, Polonia, Estonia, Suedia, Norvegjia, Belgjika, Franca, Anglia dhe Egjipti. Sigurisht Ahmet Zogu ka qenë në qendër të vëmendjes, si arsye e angazhimeve të tij kombëtare si kryeministër, president i republikës dhe mbret i shqiptarëve. Përtej artikujve të shumtë që i janë dedikuar, ai ka dhënë gjithashtu disa intervista brenda dhe jashtë Shqipërisë për gazetarë, romancierë e politikanë të huaj perëndimorë. Por edhe Geraldina, fillimisht si konteshë dhe më pas si mbretëreshë, ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj. E bukur, e buzëqeshur dhe e qetë, ajo është shprehur gjithmonë me maturi para gazetarëve, madje dhe në momentet më të vështira të ekzistencës së saj. Motrat e Zogut, gjithashtu, kanë ngjallë kureshtje në mjediset perëndimore, sidomos Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja, të njohura ndryshe si amazonat shqiptare. Udhëtimet e tyre në Amerikë dhe në Francë janë ndjekur hap pas hapi. Pra, kjo është vetëm një rezyme e koncentruar, si një “espresso à l’italienne”, e mbi 100 shkrimeve të përmbledhura në shtypin e shkruar francez të kohës, ku secili mbart faqen, datën, ditën, vitin e botimit dhe emrin e gazetës.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
800 lekë
Më i ulëti
800 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
800 lekë
Më i larti
800 lekë
22 tet 2026
Mbreti Zog dhe familja mbreterore ne shtypin francez te kohes 1923-1952