
Me dashuri nga Londra
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Mediaprint në faqen e vet (mediaprint.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Mediaprint
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në mediaprint.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Kur Valentina Bejker ishte vetëm njëmbëdhjetë vjeçe, nëna e saj, Eloiza, iku nga shtëpia në Kaliforni për t’u kthyer në vendlindjen e saj, Londër. Vite më vonë, një bibliotekare në të tridhjetat dhe me një martesë të dështuar pas vetes, jeta e Valit merr një kthesë të papritur kur mëson se e ëma ka ndërruar jetë, duke i lënë trashëgimi apartamentin dhe librarinë e saj në Primroz Hill në Londër. Vali fluturon përtej Atlantikut, duke shpresuar të mësojë se kush ishte në të vërtetë nëna e saj, ndërsa vajton për marrëdhënien që nuk kishin pasur kurrë. Hap pas hapi, Vali nis të bashkojë copëzat e jetës së Eloizës në Mbretërinë e Bashkuar, duke u dashuruar me banesën e saj ngjyrë pastel, lagjen komode dhe librarinë në katin përdhes, si dhe duke njohur miqtë dhe dashurinë e pamundur të së ëmës. Një rrëfim për zbulimin e vetes, që kapërcen kohën dhe nderon lidhjet e pathyeshme të dashurisë dhe familjes. Vlerësime për librin Një copëz arratisjeje, që do ti lërë shumë lexues të ëndërrojnë për dashurinë e vërtetë dhe libraritë që mund të hapin një ditë – “Kirkus Reviews” “Në këtë roman, Jio shpalos një përrallë të jashtëzakonshme, që do të qëndrojë me lexuesit shumë kohë pasi të kthejë faqen e fundit. Rrëfimi i saj mjeshtëror do ti bëjë lexuesit të hamendësojnë deri në fund – “Publishers Weekly”. Për autoren Sarah Jio është autore e njëmbëdhjetë romaneve, të gjithë në listat e më të shiturve të “New York Times” dhe “USA Today”. Ajo është gjithashtu një gazetare e njohur, që ka kontribuar për “Glamour”, “The New York Times”, “Redbook”, “The Oprah Magazine”, “Bon Appétit”, “Marie Claire”, “Self” etj. Librat e Jio janë botuar në më shumë se njëzet e pesë vende.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Mediaprint sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 300 lekë
Më i ulëti
1 300 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 300 lekë
Më i larti
1 300 lekë
22 tet 2026
Me dashuri nga Londra