MEDIHEAL Madecassoside Derma Cream

MEDIHEAL Madecassoside Derma Cream

Në stokPërditësuar dje

1 400 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Krem fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

MEDIHEAL Madecassoside Derma Cream është një krem qetësues dhe hidratues i krijuar për të ndihmuar në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, reduktimin e skuqjeve dhe qetësimin e irritimeve. Formula e tij ushqyese siguron hidratim afatgjatë, ndërsa ndihmon lëkurën të rikuperohet nga faktorët e jashtëm që mund të shkaktojnë ndjeshmëri ose shqetësime. Përbërësi kryesor është Madecassoside, një komponent aktiv i nxjerrë nga Centella Asiatica (Cica), i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe antioksiduese. Formula përmban gjithashtu Panthenol, Allantoin, Ceramide NP, Squalane, Acid Hialuronik dhe Beta-Glucan, të cilët ndihmojnë në hidratimin e thellë, forcimin e barrierës së lëkurës dhe reduktimin e ndjesisë së irritimit. Prania e Niacinamide ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës dhe në ruajtjen e një pamjeje më të shëndetshme dhe të njëtrajtshme. I përshtatshëm për: lëkurë të ndjeshme, të thatë, normale dhe të kombinuar, veçanërisht për lëkurë me skuqje, irritime ose barrierë të dëmtuar që ka nevojë për qetësim dhe hidratim intensiv. Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. *50ml Përdorimi Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht Përbërësit Përbërësit "magjik" Madecassoside, Panthenol, Allantoin, Ceramide NP, Squalane, Acid Hialuronik, Beta-Glucan, Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Squalane, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Diglycerin, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyl Taurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Aminomethyl Propanediol, Sorbitan Olivate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Phytosterols, Madecassoside, Hydrogenated Polyisobutene, Pyrus Communis (Pear) Extract, Arachidyl Alcohol, Juniperus Virginiana (Cedarwood) Oil, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Rosa Damascena Flower Water, Stearic Acid, Behenyl Alcohol, Cucumis Melo (Melon) Extract, Iris Pallida Root Extract, Arachidyl Glucoside, Jojoba Seed Oil, Hedera Helix Leaf/Stem Extract, Sodium Phytate, Butylene Glycol, Pogostemon Cablin Oil, Sorbitan Isostearate, Hyaluronic Acid, Cetearyl Alcohol, Ceramide, Artemisia Vulgaris Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Potassium Cetyl Phosphate, Caprylyl Glycol, Cica (Centella Asiatica), Beta-Glucan, Glyceryl Stearate, Glycine Soja (Soybean) Extract, Tocopherol, Palmitic Acid, Caprylyl/Capryl Glucoside, Centella Asiatica Leaf Extract Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 400 lekë

Më i ulëti

1 400 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 400 lekë

Më i larti

1 400 lekë

21 tet 2026

MEDIHEAL Madecassoside Derma Cream