MEDIHEAL Phyto Enzyme Peeling Pad

MEDIHEAL Phyto Enzyme Peeling Pad

Në stokPërditësuar dje

1 450 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Pastrim fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

MEDIHEAL Phyto Enzyme Peeling Pad është zgjidhja ideale për të kontrolluar yndyrën e tepërt, për të zvogëluar poret dhe për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Këto tamponë pambuku janë të pasuruar me enzimë papaje, e cila shpërbën me butësi qelizat e vdekura. Papaja, një superushqim i pasur me antioksidantë, jo vetëm që ndihmon në eksfolimin e thellë, por edhe nxit rigjenerimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të pastër. Formula përmban gjithashtu LHA, një eksfoliant i butë dhe efektiv që ndihmon në zvogëlimin e poreve dhe pastrimin e tyre nga sebumi i tepërt, duke ndihmuar gjithashtu në eliminimin e pikave të zeza. Me një pH të ngjashëm me atë të lëkurës (5.5), LHA ofron një eksfolim të butë pa shkaktuar irritim ose ndjeshmëri. Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial. *90 tamponë pambuku Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. *Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje. Përbërësit Përbërësit "magjik" Papajë, LHA Lista e plotë e përbërësve Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Betaine Salicylate, Betaine, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Octyldodeceth-16, Sodium Citrate, Citric Acid, Disodium Edta, Papain, Pogostemon Cablin Oil, Juniperus Virginiana Oil, Capryloyl Salicylic Acid, Artemisia Vulgaris Oil, Beta-Glucan, Mentha Arvensis Leaf Oil Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 450 lekë

Më i ulëti

1 450 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 450 lekë

Më i larti

1 450 lekë

21 tet 2026

MEDIHEAL Phyto Enzyme Peeling Pad