MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask (1.pc)
1 / 3

MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask (1.pc)

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

€2≈ 181 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets Kosova

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Maska fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask është versioni i ri dhe i përmirësuar i maskës MEDIHEAL N.M.F Aquaring Ampoule Mask REX. Funksioni kryesor i kësaj maske është hidratimi i thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Përbërja me N.M.F ( Natural Moisturizing Factor), përmban acid hialuronik dhe ujë nga bima Witch Hazel, të cilët i ofrojnë lëkurës së thatë hidratim të menjëhershëm. Ndërsa përbërja me allantoin dhe trehalose sigurojnë një efekt lifting të lëkurës, për një pamje më rinore. Formulimi me niacinamide i kësaj maske, ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe tkurr poret. Kjo maskë ndihmon në minimizmin e shenjave të moshës dhe lëmimin e tyre falë formulimit me kolagjen të hidrolizuar dhe arginine, një peptide e cila njihet për efektet e saj të mrekullueshme antirrudhë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës. Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial. *1 copë *27ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" acid hialuronik, ujë nga bima Witch Hazel, niacinamide, trehalose, adenosine, allantoin, kolagjen të hidrolizuar, arginine Lista e plotë e përbërësve Water, Glycereth-26, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Glycerin, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, 1,2-Hexanediol, Polyglutamic Acid, Panthenol, Trehalose, Betaine, Hydroxyethyl Urea, Rosa Centifolia Flower Water, Fomes Officinalis (Mushroom) Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Seed Extract, Glutamine, Glutamic Acid, Arginine, Alanine, Phenylalanine, Proline Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Collagen, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Xanthum Gum, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Carbomer, Allantoin, Polysorbate 80, Adenosine, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Fragrance Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

181 lekë

Më i ulëti

181 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

181 lekë

Më i larti

181 lekë

22 tet 2026

MEDIHEAL The N.M.F Ampoule Mask (1.pc)