
MEDIHEAL Vita Essential Mask (1pc.)
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Maska fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 21 tet 2026
Përshkrimi
Nëse keni probleme me hiperpigmentimin dhe dëshironi t'i dhuroni lëkurës tuaj një trajtim me anë të një maske MEDIHEAL Vita Essential Mask , është ideale! Kjo maskë është versioni i ri dhe i përmirësuar i MEDIHEAL Vita Lightbeam Essential Mask EX. E veçanta e këtij riformulimi është përbërja e trefishtë me përbërësin aktiv vitaminë C duke e bërë më të fuqishëm zbehjen e hiperpigmentimit. Gjithshtu maska është e formuluar me përbërësin e patentuar Hydrodeeper . Ky i fundit mundëson hidratimin dhe depërtimin e thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Kjo maskë është e formuluar me Sodium Ascorbyl Phosphate, derivat i vitaminës C, një antioksidant i fuqishëm, i cili ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me Tocopheryl Acetate e njohur ndryshe si forma më e përqëndruar e vitaminës C, mbron shtresën e jashtme të lëkurës nga dëmtimi i radikaleve të lira apo agjentëve të jashtëm. Gjithashtu ky përbërës arrin të parandalojë plakjen e parakohshme të lëkurës të shkaktuar nga rrezatimi i dëmshëm diellor UV. Kjo maskë gjithashtu trajton edhe shenjat e mbetura post akne dhe ato me inflamacion falë formulimit me ekstrakt të lëvores së pemës së shelgut (willow bark), i cili ndihmon në qetësimin e tyre. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me hiperpigmentim dhe akneike. Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial. *1 copë *25ml Përdorimi Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Përbërësit Përbërësit "magjik" Vita Active 3X, Hydrodeeper, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate (Vitaminë E), ekstrakt të lëvores së pemës së shelgut (willow bark) Lista e plotë e përbërësve Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Citrus Unshiu Peel Extract, Hippophae Rhamnoides Extract, Arginine, Panthenol, Carbomer, Trehalose, Betaine, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Allantoin, Tocopherol, Sodium Polyacrylate, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Disodium EDTA, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Glycine, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Biotin, Silica, Sodium Chloride, Hinokitiol, Histidine, Serine, Proline, Threonine, Alanine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Magnesium Chloride, Calcium Chloride, Fragrance Marka Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
150 lekë
Më i ulëti
150 lekë
21 tet 2026
Mesatarja
150 lekë
Më i larti
150 lekë
21 tet 2026
MEDIHEAL Vita Essential Mask (1pc.)