
Menaxhimi i Burimeve Njerezore – Galantina Canco
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria UBT
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Performanca e cdo biznesi kushtëzohet nga prania e paevitueshme e burimeve njerzore, të cilët përbëjnë elementin e përbëshkët për të gjitha bizneset, pavarësisht përmasave, fushë së aktivitetit apo përkatësisë së tyre. Ato përfshijnë individë me një shumëllojshmëri njohurish, nivelesh dhe aftësish profesionale, që kontribojnë në arritjen e objektivave të biznesit. Diponibiliteti i burimeve njerzore evidencon nevojën për tâ€i menaxhuar ato me efektivitet. Kështu Menaxhimi i Burimeve Njerzore ngarkohet me përgjegjsinë për tâ€i trajtuar këto burime si vlera të patjetërsueshme të biznesit. Tradicionalisht vlera është konsideruar dhe trajtuar vetëm nga këndvështrimi i vlerës materjale. Me lindjen dhe zhvillimin e Menaxhimit të Burimeve Njerzore si shkencë, vlera u trajtua edhe nga këndvështrimi i vlerës njerzore. Kështu nëpërmjet të menaxhimit të burimeve njerzore, drejtuesit e bizneseve krijojnë vlera afatgjata nëprmjet investimit në kapitalin human ku përfshihet jo vetëm përfitimi ekonomik, por edhe vlera nëpërmjet rritjes profesionale, sadisfaksionit, sjelljes etike në biznes, motivimit, etj. Për rrjedhojë menaxhimi i burimeve njerzore paraqitet si një avantazh krahasues dhe krijon kushte për zhvillimin me sukses të biznesit. Teksti Menaxhim i Burimeve Njerzore do tâ€u shërbejë studentëve ekonomistë në aftësimin e tyre professional si menaxherë të së ardhmes. Nisur nga përmbajtja dhe mënyra e trajtimit teksti do tâ€u shërbejë jo vetëm studentëve, por edhe specialitëve drejtues të bizneseve të ndryshme. Teksti është hartuar në përputhje me programin e lëndës Menaxhim i Burimeve Njerzore dhe është strukturuar në katër pjesë dhe 18 kapituj ku jepet informacioni i nevojshëm për menaxhimin e burimeve njerzore si : roli dhe vendi që ai duhet të ketë në organizatat e biznesit, lidhja e menaxhimit të burimeve njerzore me drejtimin strategjik, problemet e sjelljes së punonjësve, të komunikimit, motivimit , të zgjedhjes së personelit, ICT-s, bazat e udheheqjes, të menaxhimit të stresit, menaxhimin e bizneseve ndërkombëtare, të etikes menaxheriale, etj. Teksti Menaxhimi i Burimeve Njerzore që do të vihet në përdorim me anë të këtij botimi ndryshon nga botimi i mëparshëm si në përmbajtje ashtu edhe vëllim. Kështu krahas shtimit të titujve të vecantë edhe titujt ekzistues janë ripunuar. Pjesë përbërëse të këtij teksti janë edhe ushtrime e raste studimore të praktikës menaxheriale në biznes. Tashmë ai përfaqson një ripunim të dukshëm krahasimisht me tekstin e mëparshëm.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
906 lekë
Më i ulëti
906 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
906 lekë
Më i larti
906 lekë
22 tet 2026
Menaxhimi i Burimeve Njerezore – Galantina Canco