
Mendime mbi shkaqet e lirise dhe shtypjes shoqerore
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Tirana Book
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra të tjerë
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Simone Weil (1909–1943) ka filozofuar brenda terrenit filozofik dhe jashtë tij. Dëshira e fortë e Weil për drejtësinë dhe të vërtetën e çoi atë në qarqet akademike dhe në mes të klasës punëtore në fabrikë. Jeta dhe vepra e saj qenë të mbushura me të tilla kontradikta: ajo qe, në periudha të ndryshme, aktiviste, pacifiste, militante, anarkiste, mistike. Edhe pse në mënyrë jo rigorozisht sistematike, synim i filozofisë së saj mbeti jeta njerëzore në tërësinë e saj. Ndonëse e shtrirë në pak vite — vdiq kur ishte 34 vjeç — veprimtaria e saj letrare përfshin shënime dhe komente mbi klasikët të antikitetit, vëzhgime të holla e të përditshme nga puna në fabrikë, por edhe pamflete dhe ese politike, fetare, shkrime mbi dhunën, universitetin, anarkizmin. Ndikimi i Weil qe i thellë ndër bashkëkohësit e saj (De Beauvoir, Camus), dhe sot e kësaj dite mbetet një nga mendimtaret më të përmendura e të studiuara. “Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore” është një ese e gjatë, në të cilën Weil analizon mekanizmat që përcaktojnë lindjen e një shoqërie shtypëse, si dhe në ç’mënyrë mund të ndërtohet një shoqëri e lirë prej shtypjes. Eseja nis me një kritikë të termit “revolucion”, filozofisë marksiste, veçanërisht nocionit të punës dhe specializimit të saj. Pason një analizë e shtypjes shoqërore dhe se si mund të arrihet në zhdukjen e saj. Në vazhdim, autorja përpiqet të shtrojë një kuadër teorik për një shoqëri të lirë. Në fund shpaloset “utopia” që propozon Weil: zhvillimi i një ndryshim kulturor që ngërthen bashkëveprimin e arritjeve shkencore dhe punës së krahut.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
700 lekë
Më i ulëti
700 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
700 lekë
Më i larti
700 lekë
22 tet 2026
Mendime mbi shkaqet e lirise dhe shtypjes shoqerore