Metamorfoza e një kryeqyteti

Metamorfoza e një kryeqyteti

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Onufri në faqen e vet (onufri.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Onufri

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufri.com

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
21 tet 2026

Përshkrimi

“Letërsia e Aliçkës, ngacmuese dhe plot frymë…” Ryszard Kapuscinski, Poloni “Aliçka vë në pah anën më absurde dhe në të njëjtën kohë, “normale” të botës që jetojmë, duke e ballafaquar me ligësitë spektakolare të komunizmit dhe kapitalizmit”. Geofreddo Foffi – Internazionale.it, Itali “Nën pendën e tij mund të ndodhë gjithçka…” Mylada Jedrysik, Gazeta Wyborcza, Poloni “Qeshet hidhur tek lexon librat e Aliçkës dhe megjithatë… qeshet”. Stefano Pasta – Corriere della sera, Itali “Falë absurdit të situatave, letërsia e tij është origjinale dhe njerëzore. Ashtu si te Hemingueji, më shumë se ana emocionale, tek Aliçka mbizotëron dialogu, surpriza, racionalja…” Jan M.Heller – Literatura.cz, Çeki Aliçka godet me shumë humor dhe një dozë të lartë ironie. Kemi të bëjmë me një shkrimtar naiv, apo thjesht realist? Ben Tebing – Bentebing, Norvegji “Letërsia e Aliçkës: një ironi e distancuar, me një ndjesi mbytëse, ku terrori bëhet lidhja e vetme e mundshme sociale dhe e papërfytyrueshme. Çmenduria bëhet kështu sjellja më banale”. Jean-Paul Champseix – EaN, Francë “Romani më i ri i shkrimtarit Ylljet Aliçka, “Metamorfoza e një kryeqyteti”, është me të vërtetë i ri për prurjet dhe të shkruarin, ku ngërthehen ndryshimet e befta sociale me humorin gri, ngjarjet që duket sikur mbërrijnë deri në çastin që po lexojmë, me personazhe që na ngjajnë se i njohim, aq sa mëdyshemi se mos janë vetvetet tona të maskuara. Çështjet që shpalos, realizmi çehovian, ironia e pamëshirshme ndaj alienimeve dhe shtirjeve, stili i veçantë e shpotitës etj., e çojnë këtë roman mes arritjeve më të mira të të gjitha botimeve në letërsinë e postdiktaturës, kohë e cila bën anti- heronj dhe që ata me groteskun e tyre e zhbëjnë. Po, po, dëshmohet këtu me një buzagaz të dëshpëruar”. Visar Zhiti Ylljet Aliçka ka studiuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Mban titullin Profesor dhe gradën Doktor. Është autor i gjashtë librave në prozë, përkthyer gjithashtu në gjuhën frënge, italiane, angleze, norvegjeze, çeke, polake dhe gjermane. Ka shkruar edhe disa skenarë filmash, njëri prej të cilëve “Parullat me gurë”. Është laureat i disa çmimeve letrare e kinematografike brenda dhe jashtë vendit. Aktualisht është profesor në arsimin e lartë dhe njëkohësisht, anëtar i Komitetit Shkencor të Federatës Europiane të Arsimit të Lartë (FEDE)-Lion, si dhe anëtar themeltar i fondacionit “Fabrizio De Andre” në Milano.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:21 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

21 tet 2026

Metamorfoza e një kryeqyteti