
Metodologjia e Kerkimit ne Ekonomine e Zbatuar – Engjell Skreli, Gentjan Cera
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria UBT në faqen e vet (librariaubt.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria UBT
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në librariaubt.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra shkollore
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Libri Metodologjia e kërkimit në ekonominë e zbatuar trajton qasjen e përgjithshme ndaj kërkimit – tërësinë e parimeve, hapave, e udhëzimeve si dhe botëkuptimit për prodhimin e dijes së re. Me qasje të përgjithshme, në këtë rast, kuptohet formimi filozofik, identifikimi i problemeve të vlefshme të kërkimit, përdorimi i teorisë për analizën e problemit e deduktimin e hipotezave, përzgjedhja e metodave të përshtatshme për adresimin e objektivave, analizën dhe interpretimin e rezultateve të kërkimit dhe përgatitjen e rekomandimeve për përdoruesit e rezultateve të kërkimit. Për përgatitjen e librit janë përdorur shumë burime literature. Nga ana tjetër, mënyra e të shkruarit reflekton mësimet e nxjerra gjatë testimit të leksioneve në auditor për disa vite me radhë. Në këtë kuadër, autorët pretendojnë për një punim origjinal të metodologjisë së kërkimit në ekonomi që i përshtatet një audience lokale. Materiali është strukturuar në tre pjesë: bazat e metodologjisë së kërkimit, përgatitja e projektit të kërkimit dhe përmbyllja e procesit të kërkimit. Pjesa e parë përbëhet nga hyrja në metodologjinë e kërkimit, përmbajtja e kërkimit, dija në kërkim dhe në shkencë, si dhe bazat filozofike të kërkimit. Pjesa e dytë përbëhet nga propozimi i kërkimit, problemi dhe objektivat e kërkimit, kuadri konceptual, rishikimi i literaturës, metodat e procedurat dhe mënyrat e mbledhjes së të dhënave sasiore primare. Pjesa e tretë ka të bëjë me raportimin e kërkimit. Shtojcat e punimit adresojnë argumente të trajtuara në tekst, si dhe modele të dobishme jo vetëm për rishtarë në kërkim. Libri eshte një hyrjeje në metodologji dhe është përgatitur kryesisht për programet e studimit Master Shkencash dhe Doktoratë të fakulteteve ekonomike. Ndërkaq, nisur nga gjerësia dhe thjeshtësia e trajtimit, cikli i leksioneve synon edhe një audience shumë më të gjerë.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria UBT sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
906 lekë
Më i ulëti
906 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
906 lekë
Më i larti
906 lekë
22 tet 2026
Metodologjia e Kerkimit ne Ekonomine e Zbatuar – Engjell Skreli, Gentjan Cera