
Mikesha Gjeniale
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Miqësia, zilia dhe lufta për mbijetesë në Napolin e pasluftës Një projekt i madhërishëm letrar dhe fillimi i një sage me katër libra, “Mikesha Gjeniale” rrëfen miqësinë femërore komplekse midis Lilës dhe Elenës, që nga fëmijëria në Napolin e zymtë të pasluftës e deri në ditët tona. Vrazhdësia, ashpërsia dhe kontradiktat e personazheve shpalosin si rrallëherë atë qenie komplekse që quajmë njeri dhe të vërtetat e parehatshme që e shoqërojnë atë. Këtu mësojmë se miqësia midis grave ka të bëjë jo vetëm me dashurinë, por edhe me zilinë, xhelozinë e urrejtjen, duke theksuar se imagjinata jonë na përcakton pothuajse aq sa ndodhitë e vërteta dhe se ne e mbartim me vete origjinën tonë kudo, deri në varr. Çdo aspekt i historisë nga autorja Elena Ferrante tingëllon i parë dhe thellësisht i përjetuar. Lexuesi përballet hapur me dhunën në familje, zhvlerësimin e gruas dhe të aftësive të saj, si dhe stërlodhjen e një përditshmërie mbytëse. Është një realitet i ashpër pamundësie për të gjetur një punë me pagë dinjitoze, vështirësie për të arritur në fund të muajit dhe zhytjeje të vazhdueshme në borxhe. Në këtë mjedis të vështirë, ndjenjat mpleksen pazgjidhshmërisht me interesin. Aty shfaqet pafuqia e dashurisë pa kushte përballë mendjemadhësisë boshe të padronëve të rinj dhe dhunës së të sapopasuruarve mbi të varfrit. Një rrëfim që pasqyron shpresat për të vënë pasuri shpejt dhe smirën e pashmangshme kundrejt atyre që kanë arritur të shkëputen nga llumi i origjinës. Porositni kopjen tuaj sot.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
850 lekë
Më i ulëti
850 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
850 lekë
Më i larti
850 lekë
22 tet 2026
Mikesha Gjeniale