Mire se erdhe ne rebibbia

Mire se erdhe ne rebibbia

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 400 lekë

Ky produkt shitet nga Tirana Book në faqen e vet (tiranabook.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Tirana Book

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në tiranabook.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

“Ajo ka frikë nga errësira. Mbledh forcat dhe i them: “Mos u shqetëso, mama është këtu me ty, do të jetë me siguri ndonjë ngatërresë”. “Më prit në krevat”. “Mbulohu”. “Erdha”. Me këmbët e varura nga krevati kërkoj shapkat që më ngatërrohen nëpër këmbë sikur të ishin dhjetë të tilla. Fus këmbën e majtë tek shapka e djathtë, dhe pastaj i rrotulloj me këmbë dhe me zor u gjej këmbët përkatëse shapkave përkatëse me zemrën që më rreh fort, po fort. Ngrihem me kurajë, por këmbët më dridhen jo pak, me siguri jam e verdhë në fytyrë, kam shumë frikë. Eci drejt korridorit dy metra e gjysmë të gjatë, që kur ndez dritën, të cilën e gjej vetëm nga memoria muskulore e veprimeve të përsëritura përditshmërish në centimetrat e shtëpisë, korridori më duket, sikur jam në një trip halucinacioni, i gjatë si korridori i një aeroporti internacional. Bum, bum, bum, bum! – Eeerdha! – u them miqve të padëshiruar që vazhdojnë t’i bien dhunshëm me grushte drurit të thatë të derës, gati muzeale për vitet që mbart mbi supe. Vendos syrin tim të ënjtur nga gjumi në syrin magjik të derës, por nuk arrij të shoh kurrfarë gjëje, sepse jashtë është pus. Dëgjoj vetëm disa zëra. Njëri prej tyre papritur bërtet: – “Policia!” “Hapni derën!” “Ky është urdhër!’” Elsa Lila lindi në Tiranë më 4 korrik 1981. Muzikën dhe botën e artit e përqafoi që fëmijë, duke frekuentuar rregullisht Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, ku babai i saj punonte si tenor në korin e Operas. Fillon të këndojë që fëmijë, duke perfeksionuar në mënyrë autodidakte artin e këndimit. Në moshën 15-vjeçare, afirmohet në fushën e muzikës, duke fituar Festivalin në Radio Televizion. Që atëherë vazhdon të jetë aktive në fushën e muzikës si interprete dhe si autore, duke sjellë gjithmonë një identitet të fortë. Eksperimenton edhe në fushën e muzikës baroke në të cilën, ajo ende po punon. Këtë radhë shfaqet si autore e librit të saj të parë, në të cilin rrëfen në mënyrë autobiografike dhe të sinqertë, ditët e kaluara padrejtësisht në burgun e Rebibbia-s në Romë.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Tirana Book sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 400 lekë

Më i ulëti

1 400 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 400 lekë

Më i larti

1 400 lekë

22 tet 2026

Mire se erdhe ne rebibbia