MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream

MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream

Në stokPërditësuar dje

3 900 lekë

Ky produkt shitet nga Koral Secrets në faqen e vet (koralsecrets.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Koral Secrets

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecrets.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Krem fytyre
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
2 nën 2026

Përshkrimi

MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream është një formulë e avancuar që kombinon Camellia PDRN, NAD+, NMN dhe ATP , për një kujdes intensiv të fokusuar në hidratim, elasticitet dhe shenjat e dukshme të moshës. PDRN, i përfaqësuar në formulë nga Sodium DNA dhe ekstrakti i lules së Camellia Japonica, kombinohet me Niacinamide dhe Adenosine , të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së elasticitetit, tonit të pabarabartë dhe linjave të holla. Formula pasurohet me Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate , ndërsa fermentet nga soja, qumështi i sojës dhe thekra ofrojnë kujdes hidratues dhe ushqyes. Tekstura e veçantë jelly shkrihet në kontakt me lëkurën dhe krijon një shtresë të lehtë dhe të butë, duke ndihmuar në ruajtjen e hidratimit. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e hidratuar, më e lëmuar, më e plotë dhe më elastike, me një shkëlqim të shëndetshëm. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, të lodhur ose me humbje të dukshme të elasticitetit. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. *70ml Përdorimi Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Përbërësit Përbërësit "magjik" PDRN, NAD+, niacinamide, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate , Lista e plotë e përbërësve Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Sodium Polyacrylate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Carbomer, PVM/MA Copolymer, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Cyanocobalamin, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Polyglyceryl-10 Oleate, Camellia Japonica Flower Extract, Sodium Dna, Nicotinamide Mononucleotide, Gardenia Florida Fruit Extract, Folic Acid, Pantothenic Acid, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Pyridoxine, Thiamine Hcl, Tocopherol, Riboflavin Marka Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Detajet:

Publikuar:21 tetor 2026
Përditësimi i fundit:2 nëntor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Koral Secrets sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 21 tet 2026

Tani

3 900 lekë

Më i ulëti

3 000 lekë

21 tet 2026

Mesatarja

3 063 lekë

Më i larti

3 900 lekë

2 nën 2026

MISSHA Camellia PDRN NAD+ Firming Repair Cream