Misteri i Hagadasë së Sarajevës

Misteri i Hagadasë së Sarajevës

Në stokPërditësuar më 22 tet 2026

1 250 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Një sukses i vërtetë letrar, roman i mençur, i thellë, origjinal, shkruar hollë, i cili do ta rritë edhe më numrin e lexuesve e të dashamirësve të fitueses së çmimit Pulitzer. – The Washington Post I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë. Viti 1996. Kur Hana, një australiane e re, mirëmbajtëse e pasionuar dorëshkrimesh të vjetra, mëson se kërkohet t’i besohet asaj Hagadaja me emër e Sarajevës, ndien se bëhet fjalë për shansin e jetës së saj. Gjer aty pat qenë ndier më mirë në shoqërinë e librave se të bashkëkohësve të saj. Merr udhën, pra, drejt dorëshkrimit të rrallë hebre, i shfaqur sërishmi në Ballkanin gërmadhë. Nga një shenjë e vockël në tjetrën, Hana do të ndriçojë pak nga pak të fshehtat e njerëzve që kanë mbajtur në duart e tyre dorëshkrimin e shenjtë. Nga ithtarja e re e Kabbalës, që e shpëton librin nga Inkuizicioni spanjoll, e gjer tek intelektuali mysliman që e merr në gji nën hundën e nazistëve, por duke kaluar më herët nëpër duart e censorit venedikas që nuk e dërgon në turrën e druve, kjo është odiseja e paepur e Hagadasë, e cila i prin Hanës nga zhgënjime në zbulime, nga rindërtime rrethanash në dashuri të rishtë, në gjurmët e vetë historisë së saj… Vendlindja e Geraldine Brooks është Australia; aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, në ishullin Vineyard, shteti Massachusetts. Si korrespondente lufte e Wall Street Journal, ajo ka mbuluar për katërmbëdhjetë vjet luftimet në Bosnjë, në Somali dhe në Lindjen e Mesme. Pasi njohu qelitë e burgjeve nigeriane si “banore” e tyre, ajo braktis profesionin e gazetares për t’iu kushtuar atij të shkrimtares. Romani i saj i parë, 1666 del më 2003; më 2006, fiton çmimin Pulitzer me romanin March; Misteri i Hagadasë së Sarajevës është përkthyer në tridhjetë gjuhë.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 250 lekë

Më i ulëti

1 250 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 250 lekë

Më i larti

1 250 lekë

22 tet 2026

Misteri i Hagadasë së Sarajevës