
MIZON Hyalugen Gel To Foam Cleanser
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Koral Secrets Kosova në faqen e vet (koralsecretskosova.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Koral Secrets Kosova
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në koralsecretskosova.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Pastrim fytyre
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
MIZON Hyalugen Gel To Foam Cleanser, është një zgjidhje e shkëlqyer për të pastruar lëkurën dhe për të përmirësuar elasticitetin e saj. Tekstura e tij kremoze shndërrohet në një shkumë të butë dhe të freskët, duke e lënë lëkurën e hidratuar dhe pa ndjesi tharjeje. I formuluar me gjeneratën e katërt të kolagjenit Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen) e cila është e aplikuar për herë të parë nga marka MIZON, ky larës i adresohet shenjave të moshës dhe rritjes së elasticitetit të lëkurës! Gjithashtu, falë formulimit me betaine dhe pantenol, në lëkurën tuaj do të krijohet një barrierë mbrojtëse hidratimi, e cila bën të mundur minimizimin e humbjes së lagështisë pas pastrimit, duke i ofruar qetësim të plotë asaj. Ky larës është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, dehidratuar dhe atë sensitive. Rezultate klinike: 24 persona testuan larësin, nga të dyja gjinitë (34-60 vjeç) Për 4 javë u vu re: • 95.6%, p astrim i thellë i lëkurës. • + 147.19%, p ërmirësim i hidratimit të lëkurës falë formulimit të tij. Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. *100ml Përdorimi Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. Përbërësit Përbërësit "magjik" Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen), betaine, pantenol, Lista e plotë e përbërësve Water, Lauryl Hydroxysultaine, Sodium Chloride, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Cocoate, Acrylates Copolymer, Glycerin , Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Chloride , Hexylene Glycol, Coco-Glucoside, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Collagen, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Tromethamine, Disodium EDTA Marka Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Koral Secrets Kosova sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
726 lekë
Më i ulëti
726 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
726 lekë
Më i larti
726 lekë
22 tet 2026
MIZON Hyalugen Gel To Foam Cleanser