
Mjalti i hidhur
Në stokPërditësuar më 22 tet 2026
Ky produkt shitet nga Leximtari në faqen e vet (leximtari.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Leximtari
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në leximtari.al
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 22 tet 2026
Përshkrimi
Një martesë gjysmëshekullore, njëmbëdhjetë letra dhe një sekret që ndryshon gjithçka “Një farë në bërthamën e një molle është një kopsht frutor i padukshëm” … kështu thotë një proverb i vjetër uellsian, i cili mbart thelbin e këtij romani tronditës. Hana ka jetuar gjithë jetën e saj në Berlan Deg. Bashkëshorti i saj erdhi të jetonte aty, në pemëtore, mbasi u martuan së bashku. Tani, pas pesëdhjetë vitesh martesë, ai prehet i shtrirë në mes të dhomës. Është nata e funeralit, dhe një jetë e tërë kujtimesh treten përballë pamundësisë së Hanës për të pranuar qetësinë e tij të përjetshme. Bashkëshorti i saj ishte shkrimtar dhe bletërritës njëkohësisht—një njeri i jashtëzakonshëm që kishte arritur ta kuptonte botën rretheqark përmes gjuhës misterioze të bletëve. Para se të vdiste, ai i ka lënë Hanës njëmbëdhjetë letra, po aq sa është numri i kornizave të hojeve brenda në një koshere bletësh. Secila prej këtyre letrave është një analizë e thellë e ngjarjeve, emocioneve dhe situatave të ndryshme të martesës së tyre. Në mëngjesin e funeralit, Sejdi, motra më e vogël e Hanës, me të cilën ajo prej kohësh nuk kishte marrëdhënie, kthehet në shtëpi për ceremoninë mortore. Ndërsa Hana hap dhe fillon të lexojë letrat njëra pas tjetrës, zbulon një sekret tronditës që e detyron të rishqyrtojë të gjithë bashkëjetesën e saj. Në sfondin e kësaj historie, romani analizon mjeshtërisht mënyrën se si tri gra, që ndoshta nuk e kanë njohur kurrë vërtet karakterin e njëra-tjetrës, përpiqen ta rindërtojnë jetën e tyre sipas kushteve, lidhjeve dhe zgjedhjeve personale, në një parajsë tashmë të humbur.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Leximtari sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 020 lekë
Më i ulëti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mesatarja
1 020 lekë
Më i larti
1 020 lekë
22 tet 2026
Mjalti i hidhur