Mjegull

Mjegull

Në stokPërditësuar dje

1 000 lekë

Ky produkt shitet nga Bookland në faqen e vet (bookland.al). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.

Bookland

Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në bookland.al

Specifikimet kryesore

Kategoria
Romane & Letërsi
Disponueshmëria
Në stok
Përditësuar
22 tet 2026

Përshkrimi

Pas dy librave të botuar në fund të janarit të këtij viti, “Një dritare në Kremlin” dhe “Vrasja e buzëqeshjes”, shkrimtari, dramaturgu dhe publicisti i njohur, Teodor Laço, propozon sërish një titull të ri në vitrinën e librit shqiptar. Befasia nis që nga linja subjektore e veprës, e cila i qëndron korrekte situatës së një lufte disa vjeçare, në rastin konkret lufta italo-greke. Një luftë krejt absurde, ku lexuesi përballet me një realitet që vjen nëpërmjet një rrëfimi të zhdërvjelltë e të gërshetuar të natyrës klasike, me atë moderne. Vlerë më vete, padyshim që përbën edhe gjuha e autorit; e sigurtë, në mënyrën se si i prezanton ngjarjet, se si vizaton personazhet, se si zbulon perden prapa mjegullës së luftës italo-greke, si dhe leksiku herë italisht e herë greqisht, që krijon sfondin historik e linguistik të vetë kohës. Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të mbetur enigmë, e sidomos për vlerat letrare, kemi të bëjmë me një libër që shënon një kontribut cilësor në shkrimin e romanit, jo vetëm të Laços, por dhe të letrave shqipe në periudhën e pas viteve ’90. Siç tashmë lamë të kuptohet, në qendër të romanit “Mjegull” të Teodor Laços, vendoset momenti historik i luftës italo-greke, por ajo që e bën dhe më interesant e të lexueshëm me kërshëri këtë roman është fakti se për herë të parë në letrat shqipe, një shkrimtar prek këtë moment të mbetur të paqartë deri dhe për historiografinë tonë.

Detajet:

Publikuar:22 tetor 2026
Përditësimi i fundit:22 tetor 2026
Paraqitja:Në Shitje
Shpërndaje këtë artikull:

Historia e çmimit

Çmimi i lexuar nga Bookland sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 22 tet 2026

Ende pa ndryshime çmimi

Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.

Tani

1 000 lekë

Më i ulëti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mesatarja

1 000 lekë

Më i larti

1 000 lekë

22 tet 2026

Mjegull