
Mjeshtri dhe Margarita
Në stokPërditësuar dje
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Romane & Letërsi
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
“Mjeshtri dhe Margarita” në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij. Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes asaj që është e gënjeshtërt dhe së vërtetës. Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t’i shkuar këtij “teatri” deri në faqen e fundit i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi që të bëjë zgjedhjen e duhur mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhshmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë. Intrigë demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të reflektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar. Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur.
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
1 500 lekë
Më i ulëti
1 500 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
1 500 lekë
Më i larti
1 500 lekë
31 tet 2026
Mjeshtri dhe Margarita