
Montesori: Lindja e një luleje
Në stokPërditësuar më 31 tet 2026
Ky produkt shitet nga Libraria Onufri në faqen e vet (onufrilibrari.com). Porosia, pagesa dhe dërgesa bëhen atje, jo në Alemiin. Çmimin dhe gjendjen i kontrollojmë disa herë në ditë, por vlen ai në faqen e dyqanit.
Libraria Onufri
Dyqan jashtë Alemiin · porosia bëhet në onufrilibrari.com
Specifikimet kryesore
- Kategoria
- Libra fëmijësh
- Disponueshmëria
- Në stok
- Përditësuar
- 31 tet 2026
Përshkrimi
Në këtë libër do të lexoni historinë e thjeshtë e të veçantë të farës së luleradhiqes ose të qumështores, siç i thonë ndryshe, pasi, po ta këputësh, lëshon një lëng të bardhë porsi qumësht. Po kjo nuk është vetëm një histori, sepse, duke e lexuar, do të mësoni krejt natyrshëm se si lind një lule: lulja mëmë lëshon farat, era i përhap anembanë, farat bien në tokë e rrëmihin dheun, dielli dhe shiu i ushqejnë, e pastaj dalin sythat, pas tij çelin gonxhet, të cilat hapin petalet e më në fund çel lulja. Ja, pra, kështu do të njiheni me ciklin e plotë të jetës së një luleje. Të gjitha këto ilustrohen me anë të vizatimeve të spikatura e të këndshme. Metoda Montessori është themeluar nga fizikania dhe arsimtarja italiane Maria Montessori. Kjo metodë ka mbi 100 vjet që zbatohet me sukses në shumë vende të botës dhe përqendrohet te fëmijët duke u bazuar në vrojtime statistikore. Sipas saj, fëmija lind i aftë dhe me etjen për të marrë njohuri për botën që e rrethon. Ajo synon ta zhvillojë fëmijën fizikisht, shoqërisht, emocionalisht, por edhe të rritë tek ai aftësitë njohëse. Metoda arsimore Montessori e vë theksin te zhvillimi i iniciativës së vetë fëmijës dhe tek aftësitë e tij natyrore, që dalin në pah përmes shpjegimeve e lojërave praktike. Në këtë mënyrë e me këtë synim janë hartuar edhe librat e mëposhtëm. Merr dije me anë të praktikës!
Detajet:
Historia e çmimit
Çmimi i lexuar nga Libraria Onufri sa herë që ndryshon · të dhënat që nga 31 tet 2026
Ende pa ndryshime çmimi
Çmimi ruhet sa herë që dyqani e ndryshon.
Tani
350 lekë
Më i ulëti
350 lekë
31 tet 2026
Mesatarja
350 lekë
Më i larti
350 lekë
31 tet 2026
Montesori: Lindja e një luleje